Aktualitet

Në shtëpinë me bebe të porsalindur plas xhelozia. Dikush tjetër do të pijë qumësht gjiri

Disa e kanë provuar këtë situatë në shtëpinë e tyre, kurse të tjerë e kanë parë në kushedi se sa filma të Hollivudit. Kur një bebe vjen në shtëpi, të gjithë bëhen nga pak xhelozë. Bëhet burri i shtëpisë se gruaja do merret natë e ditë me fëmijën. Do bëhet fëmija më i madh, se mamit i shtohet meraku edhe për të voglin dhe vëmendja ndahet dhe sikur të mos mjaftonin këto, xheloz bëhet edhe qeni. Chiara Ferragni është kthyer në shtëpi pas lindjes së djalit dhe Matilda, qenushja e saj po ndihet shumë xheloze. Fedez ka regjistuar një video në të cilën teksa Chiara ushqen djalin me qumësht gjiri, qenushja lëpin kraharorin e Fedez për të marrë vëmendjen që meriton.

[embed]https://www.instagram.com/p/Bgst0h-DvoT/?taken-by=chiaraferragni[/embed]

Sa të miqësohen Matilda dhe Leo, keq do ta kenë punën Chiara dhe Fedez./F.H/Tiranapost.al

Na kontaktoni: 0684084690 /email: [email protected]