Lajme nga Bota

Në protestat e Gretës ja vlen të shkosh. Historia frymëzuese e 16 vjeçares për të cilën po flet gjithë bota

Në protestat e Gretës ja vlen të shkosh. Historia frymëzuese

Vajza që shihni në foto është Greta Thunberg nga Suedia e cila po udhëheq protestat e të rinjve në disa vende të botës për ndryshimet klimatike. 16 vjeçarja nuk pati frikë të flasë të vërtetën dhe guximi i saj bëri që të dilte krahas liderëve të mëdhenj e të fliste për rrezikun që i kanoset botës për shkak të ndryshimeve klimatike dhe mungesës së politikave.

Image result for greta thunberg

Thunberg shkoi në Bruksel më 12 shkurt dhe iu drejtua me një fjalim përfaqësuesve të BE-së duke thënë se ata nuk po bënin aq sa duhet për të parandaluar ndryshimet klimatike. Duartrokitjet nuk pushuan kur ajo tha: Udhëheqësit e botës flasin për gjithçka, përveç krizës klimatike.

Greta udhëhoqi protestën që u mbajt së fundmi nga mijëra studentë belgë të cilët dolën nga mësimi dhe me pankarta në duar mbushën rrugët duke kërkuar ti jepet fund ndryshimeve klimatike. Ajo kërcënon edhe me grevë, duke shtuar se vendi i saj Suedia dhe shumë vende të tjera evropiane nuk janë në përputhje me marrëveshjen e klimës së Parisit.

Image result for greta thunberg

Greta ka lindur në vitin 2003, dhe vendosi të bëhet vegane duke i kërkuar edhe familjes së saj të bëjë të njëjtën gjë. Madje kërkon që familja e saj të mos udhëtojë më me avion për të reduktuar emetimet e karbonit.

Greta po merr shumë vëmendje nga mediat, por për shkak se vuan nga sindroma e Asperger, thotë se e ka të vështirë dhe se përballet me presione të ndryshme kur ekspozohet shumë në publik. Me datë 15 mars ajo ka njoftuar se të rinjtë do të dalin në një grevë në shkallë ndërkombëtare./ Marrë nga Euronews/ Tiranapost.al E.B

https://youtu.be/r7paBUVsK0A