Aktualitet

Në pranga 43 vjeçari që furnizonte me kokainë lokalet e natës në Tiranë

Në pranga 43 vjeçari që furnizonte me kokainë lokalet e

Policia e Tiranës ka vënë në pranga shtetasin Saimir Rexha 43 vjeç, i cili akuzohet se shpërndante kokainë në lokalet e natës në Tiranë.

Gjatë operacionit policia ka sekuestruar 183 gramë kokainë, si dhe tre armë të ftohta thika, që posedoheshin nga Saimir Rexha, banues në Tiranë. Pas informacioneve në rrugë operative se Saimir Rexha shpërndante kokainë me porosi, e destinuar për t'u shitur në lokalet e natës në Tiranë e ka monitoruar, ndërsa mbrëmë ka finalizuar operacionin duke e arrestuar.

Ai është arrestuar në rrugën “Marko Boçari", ndërsa nga kontrolli i ushtruar në trup, i është gjetur një qese me një sasi lëndë të dyshuar narkotike, gjithsej 183.2 gramë kokainë. Sipas policisë në ngarkim të tij ka edhe një padi nga gruaja për dhunë fizike dhe psikologjike.