Showbiz

Në Panairin e Librit aty ku njerëzit takohen, nga Ina Rama, Andi Bejtja dhe Elisa Spiropali dhe familja që zbarkon në darkë tek Arbana

Në Panairin e Librit aty ku njerëzit takohen, nga Ina Rama, Andi

Panairi Librit nuk është vetëm një traditë që mbledh të pasionuarit pas leximit, por është kthyer edhe në një vend që bëhet ‘sebep’ për bashkimin e shumë personaliteteve të politikës, medias apo artit.

Ishte ky panair që rikthye në vëmendje ish-kryeprokuroren Ina Rama, e cila u fotografua në stendën e botimeve ‘Dudaj’ krah Arlindës.

Zëdhënësja e qeverisë Elisa Spiropali ka pozuar krah gazetarit Andi Bejtja, i cili këtë vit vjen me një libër poezish, që u vizitua po ashtu nga Oni Pustina.

Ndërsa stenda e Arbana Osmanit, ku prezanton librin e saj të fundit kushtuar gastronomisë, u kthye në një vendtakim për familjarët e saj.

Nuk mund të mungonte djali Jon dhe mbesa Kenza./ Tiranapost.al