Nën lupën e Stela Sallakut

Në një botë plot me Mrs. Doubtfire, zgjidh të jesh një Nexhmije Pagarushë

Nexhmije Pagarusha sot feston 85 vjetorin e lindjes, por po të mos na e thoshte nuk do e besonim. Është kaq energjike, e kuruar si dhe me stil. Shumë larg pamjes së gjysheve me të cilat jemi mësuar. Ka një mënyrë aristokrate tek lidhja e shallit. E preferon me dy tre pala të vogla.

[caption id="attachment_222929" align="aligncenter" width="770"](Nexhmije Pagarusha dhe Presidenti Ilir Meta. Foto nga google)[/caption]

Shoh shpesh zonja të moshuara, ndoshta jo 85 vjeç, por më të reja, të cilat i mbajnë flokët e shkurtra, veshje të gjera, çorape dhe këpucë të sheshta. Pak a shumë si “Mrs. Doubtfire” tek filmi me Robin Williams.

[caption id="attachment_222932" align="aligncenter" width="920"](Mrs. Doubtfire, foto nga google)[/caption]

Sa i sheh ato të kujtohet menjëherë aroma e biskotave të sapopjekura, çaji dhe kekët e vegjël. Epo në shtëpinë e Nexhmijes jam e sigurt që përveç këtyre, vjen edhe aromë parfumesh francezë, teksa kalon në korridorin përbri këpucëve.

[caption id="attachment_222933" align="aligncenter" width="960"](Nexhmije Pagarusha, foto nga google)[/caption]

I kushton rëndësi edhe pamjes së saj, sidomos flokëve të kuq me onde të vogla.

Nuk duhet shumë për t`u dukur mirë: dy tre veshje të mira, që të mos rrinë aq të gjera dhe të gjata. Perlat nuk kanë moshë, madje Chanel-i i mbante deri ditën e fundit. Në vend të atyre fustaneve me lule të vogla, zgjidhni kostume minimaliste, me xhaketë dhe fund. Një buzëkuq nuk është kurrë i tepërt dhe mos u vishni me të zeza!/Tiranapost.al 

[caption id="attachment_222934" align="aligncenter" width="1242"](Mrs. Doubtfire, foto nga google)[/caption]

[caption id="attachment_222935" align="aligncenter" width="770"](Foto nga google)[/caption]