• Shqip
  • English
  • E diel, 22 Shtator 2019
  • Shqip
  • English
  • Kryesore Politikë Të gjitha

    Ne me bukë ata me gurë


    Kryefjala e kësaj të mërkure ishte shtyrja e afatit pë regjistrimin e koalicioneve në zgjedhje. Një tolerancë që shefi i Qeverisë e ka bërë për t’i dhënë pak frymëmarrje dhe kohë partive të pafortifikuara, siç dihet botërisht gjendja e PD-së, por edhe parti të reja si ajo e Blushit, apo parti të tjera që janë aleate të PD-së dhe janë të kushtëzuara nga vendimi i saj. Një përpjekje e tillë e koalicionit qeverisës, jo vetëm që nuk është mirëpritur por është shoqëruar me disa pretendime, për të cilat Rama ka një përgjigje.

    Reagime të shumta ka pasur sot nga të gjitha anët pas kërkesës së dërguar në KQZ nga ana e kryeministrit Rama dhe kryeparlamentarit Meta për shtyrjen e afatit të regjistrimit të koalicioneve për zgjedhjet e 18 qershorit.

    Gjihë këtyre zërave iu jep fund vetë kryeministri Rama i cili shkruan se ajo kërkesë ishte për të mirën e të gjithëve.
    “Kërkesa KQZ-së është e koalicionit PS-LSI&Etj si shprehje vullnetmirë ndaj PD&Etj. Po asnjë merak nëse ne me bukë e ata me gurë deri në fund”./ Copyright Tiranapost.al

    rama

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected] ose 068 408 1690