Aktualitet

Ligji për fuqinë punëtore gati në 2020-n në Gjermani, ja kushtet për ata që duan të emigrojnë

Ligji për fuqinë punëtore gati në 2020-n në Gjermani,

Në 2018-n janë aprovuar 5000 viza pune nga Gjermania për shqiptarët. Ambasadori gjerman në Tiranë, Peter Zingraf, shprehet se në 1 mars të 2020-s, hyn në fuqi ligji për emigrimin e fuqisë punëtore, që sipas tij është pozitiv për emigrantët që vijnë nga vendet që s’janë në BE.

“Ligji do të duhet të veprojë kundër mungesës së fuqisë punëtore që kemi në Gjermani. Ky ligj u adresohet, para së gjithash, shtetasve nga vendet jo-BE, të cilët kanë përfunduar një shkollim profesional të kualifikuar gjerman, ose një shkollim profesional të kualifikuar të huaj, i cili duhet të jetë ekuivalent me atë gjerman, si dhe atyre, të cilët kanë një diplomë gjermane, një diplomë të huaj që njihet në Gjermani ose një diplomë të huaj të krahasueshme me diplomën gjermane. Një parakusht i rëndësishëm për të përfituar nga ligji i ri për emigrimin e fuqisë punëtore është paraqitja e dëshmisë së kualifikimit profesional”, thotë Zingraf në një intervistë për “Monitor”.

Ai tregon se të gjithë shqiptarët që aplikojnë për viza pune paraqesin një kontratë pune./ Tiranapost.al

http://www.tiranapost.al/ta-bejme-vete-shqiperine-paris-te-vogel/