Te gjitha Tech

Në Mars ka jetë! NASA tregoi çfarë ka zbuluar atje, ngjashëm me jetën në Tokë


NASA ka zbuluar gazin e metanit dhe molekula organike në Mars, të cilat mund të jenë prodhuar nga jeta aliene. Këto molekula u gjetën në një shtrat liqeni të lashtë, që ka ekzistuar para tre miliard viteve, ndërkohë që molekulat konsiderohen si shtylla kurrizore themelore e jetës. Këtu në Tokë, metani prodhohet nga organizmat e gjallë si lopët, në atmosferën tonë ka sasi shumë të madhe të metanit. Megjithatë, përsëri historia mbetet enigmë, zyrtarë të NASA-s nuk e thanë me vërtetësi se atje ka alienë, ndoshta për të mos përhapur panik tek njerëzit. Ekziston mundësia që të mund të jenë prodhuar edhe nga procese të tjera natyrore.

Nasa zbuloi luhatje sezonale në nivelet e metanit. Këto nivele të ulëta të metanit përsëriten në verë dhe në dimër çdo vit. Shkencëtarët thanë se nuk mund të përjashtojnë mundësinë e origjinës biologjike për këtë gaz, që gjeti rrugën për në atmosferën e Marsit kohët e fundit dhe atje është emetuar./ Marrë nga Metro, përshtatur për Tiranapost.al Elisa Bajrami.

NASA have been looking at Mars and they've found some things

NASA announces new discoveries from Mars Curiosity Rover

Publiée par Metro sur jeudi 7 juin 2018