• Shqip
  • English
  • E hënë, 20 Janar 2020
  • Shqip
  • English
  • Aktualitet Të gjitha

    Në maj, zgjedhje për drejtuesit e rinj të Universiteteve! Ministrja Shahini: Rihapen edhe doktoraturat pas 5 vitesh


    Në 8 maj universitet publike do të zgjedhin drejtuesit e rinj, ndërsa fushata do të nisë një muaj para. Veç këtij njoftimi, ministrja e Arsimit, Besa Shahini, bëri me dije se pas 5 vitesh bllokimi, do të rihapen programet e Doktoraturave dhe të Masterave ekzekutiv.

     “Në maj, skadon mandati i drejtuesve të Universiteteve publike. Para pak kam firmosur urdhrin për datën e zgjedhjeve për të gjitha stukturat e reja drejtuese dhe është data 8 maj 2020. Fushata fillon 30 ditë para, pra në datën 9 prill. Universitetet janë të detyruara të publikojnë dy muaj, pra 60 ditë para rregulloren”, tha Shahini.

    Ajo u ndal edhe te akuzat  ndaj Rektorit të UT, Mynyr Konin, për të cilin u shpreh se vazhdon të shkaktojë probleme:

    “Kemi marrë ankesa për UT, kanë ardhur edhe nga struktura drejtuese. Situata nuk është përmirësuar. Unë shkarkova Rektorin, por presidenti nuk e pranoi. Rektori vazhdon të shkaktojë probleme. Dhe presidenti në vend të parandalojë këtë vijon të bëjë refuzime. Kam shpresë që zgjedhjet në 2020 të prodhojë udhëheqës në të mirë të UT”.

    Lidhur me programet e Doktoraturave dhe të Masterave ekzekutiv, ministrja shpreh se kriter është që studentët aplikues duhet të kenë bërë publikime në të paktën 3 intervista shkencore, ku njëra prej tyre duhet të jetë e një rëndësie tepër të lartë në botën akademike:

    “Kandidati për doktoraturë duhet të publikojë në revista shkencore. Afatet për aplikimin e doktoraturës është 15 shkurti ndërsa për vitet e tjera duhet të jetë në shtatorin e vitit të përparmë. Aplikimi për 2021 përfundon brenda 15 shkurtit”./ Tiranapost.al

    Për t’u bërë pjesë e grupit "TiranaPost" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Tirana Post