• Shqip
  • English
  • E martë, 15 Tetor 2019
  • Shqip
  • English
  • Botë Të gjitha

    Në luftë me kohën! Jetesa në fshatrat italiane po rrezikon zhdukjen, të rinjtë i kanë braktisur


    Lindja e një fëmije në fshatin e Acquaviva Platani, në Siçili është një ngjarje kaq e rrallë sa që në gjithë zonën bien këmbanat për të festuar ardhjen në jetë të tij/ saj. Me vetëm 800 banorë, Acquaviva është në mesin e mijëra fshatrave italiane rrezikojnë zhdukjen në dekadat e mëdha, pasi vendi po përballet me një krizë të paprecedentë të plakjes së popullsisë.

    Për herë të parë në 90 vite, popullsia italiane ka rënë në rreth 55 milionë, sipas agjencisë kombëtare të statistikave . Dhe nga viti 2014 në vitin 2018, popullsia u zvogëlua me 677 mijë njerëz.

    The mayor of Acquaviva Platani, Salvatore Caruso, says the fate of his town reflects the reality of other Italian towns.

    Sipas ekspertëve janë dy faktorë që kanë ndikuar: Rënia në lindshmëri, dhe rritja e emigracionit, të rinjtë italianë ikin në vende të tjera të Europës në kërkim të mundësive të tjera për punësim. Sipas statistikave, rreth 157 mijë njerëz i larguan nga vendi në vitin 2018.

    Raportet nga OKB thonë se Italia është e vetmja ekonomi e madhe evropiane me një popullsi në rënie e tutje të parashikuar edhe në pesë vitet e ardhme. Italia renditet e dyta pas Japonisë, në aspektin e mbipopullimit me të mëshuar, me rreth 168.7 persona mbi 65 vjeç për çdo 100 të rinj.

    An aerial view of Campofranco.

    Shumica e njerëzve që jetojnë në Acquaviva janë më shumë se 60 vjeç dhe numri i vdekjeve luhatet mes 30 dhe 40 ë vit. E ndërsa kambana që njofton lindjen e një fëmije bie rreth 1 deri në 3 herë në një vit.

    Kështu ka vetëm një mënyrë ose një shans për të mbushur fshatrat dhe ato janë emigrantët.Profesori i ekonomisë në Universitetin në Milano thotë: Hapja e dyerve për emigrantët mund të jetë zgjidhja e vetme e fshatrave në rrezik zhdukje. Rastet në Amerikë dhe Francë para shumë viteve na kanë treguar se popullsitë atje kanë mbijetuar në numër të lartë për shkak të emigrantëve. Emigrantët janë ata që ndihmojnë në mos-rënien e numrit të popullsisë./ Artikulli i marrë nga The Guardian/ Tiranapost.al. E.B

     

     

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected]