Shqiptarët në botë

Në listën e personave më të kërkuar në Google-in e Zvicrës ndodhen dy shqiptare

Në listën e personave më të kërkuar në Google-in e

Gjigandi i Interentit Google mban me trilionë pyetje që njerëzit bëjnë çdo vit, në atë shiritin e motorit të kërkimit, duke treguar edhe trendet.

Kërkojnë për tema të ndryshme por fokusi i medias zvicerane sot është tek personazhet që janë kërkuar më shumë në Google në Zvicër dhe ata që pushtuan titujt e gazetave.

Dhe rezulton se në top dhjetëshen e personave më të kërkuar ndodhen në listë dy shqiptarë. Bëhet fjalë për futbollisten me origjinë nga Presheva, Florijana Ismaili e cila humbi jetën në korrik të këtij viti, nga një aksident në liqenin Como, trupi i të cilës u gjet në 200 metër thellësi dhe këngëtarja me famë Loredana.

Image result for Florijana Ismaili

Florijana Ismaili

Image result for Loredana

Loredana

Loredana bën pjesë edhe në listën e personazheve më të klikuar që ka kryesuar titujt e gazetave gjatë këtij viti, për akuzat e një zviceraneje se ka përfituar para nga ajo.  Më poshtë keni listat e plota:

Kujtojmë se edhe New York Times, listonte këngëtaren me origjinë shqiptare Ava Max, kënga e të cilës u përzgjodh ndër 54 më të mirat e këtij viti. Linku i plotë këtu. / Tiranapost.al.

http://www.tiranapost.al/new-york-times-zgjedh-sweet-but-psycho-te-artistes-shqiptare-nder-kenget-me-te-mira-te-ketij-viti/