Art dhe Kulturë

Në kinema dhe teatër ju presin këto premiera. Lexo guidën e Tiranapost

E vendose ç`do bësh në fundjavë? Nëse akoma s`e ke gjetur, do të të japin neve disa ide. Teatri dhe kinematë janë plot me shfaqje kështu që 2 orë të mira mund t`i kalosh aty. Zgjidh shfaqjen e programuar dhe menjëherë prenoto. Si mund ta dallosh kush do të pëlqejë më shumë? Tani nuk kanë triler vetëm filmat, por edhe shfaqjet në teatër. Kështu që e ke të lehtë fare të zgjedhësh.

“Gringo” vjen premierë në kinematë Imperial, Millenium dhe Cineplexx më 29 mars. Me Charlize Theron, Amanda Seyfried dhe Joel Edgerton, ky film është një komedi e zezë që ndërthur aksionin dhe intrigën, teksa tregon historinë e luftës për mbijetesë të biznesmenit Harold  Soyinka, i cili kthehet nga një qytetar që respekton ligjin, në një kriminel në kërkim.

https://www.youtube.com/watch?v=7-bZLM3I-C0

“Ready Player One” është filmi më i fundit i regjisorit të famshëm Steven Spielberg, i cili do të mbërrijë në kinematë e kryeqytetit më 29 mars.  “Ready Player One” do t’ju çojë në një aventurë të paimagjinueshme: Krijuesi i botës virtuale “Oasis” ndërron jetë dhe menjëherë pas vdekjes së tij, publikohet një video ku ai sfidon të gjithë përdoruesit e kësaj bote virtuale që të gjejnë vezën e tij të pashkëve. Triumfuesi do të ketë edhe një çmim fitues. Personazhi kryesor i filmit, Wade Watts, gjen rastësisht të dhënën e parë dhe aty do të nisi kërkimin për vezën e pashkëve.

https://www.youtube.com/watch?v=cSp1dM2Vj48

‘You Were Never Really Here”, tregon historinë e një veterani lufte, Joe, i cili ka si profesion gjetjen e vajzave të zhdukura. Megjithatë, kur një punë i del jashtë kontrollit, ëndrrat më të këqija të Joe bëhen realitet. Ai niset në një rrugëtim që mund ta çojë drejt vdekjes ose në rizgjimin e temperamentit të tij të egër dhe traumave që ka kaluar gjatë shërbimit në luftë. Ky film do të shfaqet që prej datës 29 mars në kinemanë Imperial.

https://www.youtube.com/watch?v=7XeK0rc_9a0

Vepra e njohur e shkrimtarit Uilliam Shekspir, “Shumë zhurmë për asgjë”, do të ngjitet në skenën Teatrit Kombëtar Eksperimental më 31 mars dhe 1 prill. Kjo vepër ka në thelb të saj përballjen midis dy gjinive, duke i vendosur secilin prej tyre në përjetimin e botës së gjinisë së kundër. Femra në një botë meshkujsh, ose meshkuj në një botë të femrave. Në sfond të një lufte lumturisht të fituar, ushtarët fisnikë të Don Pjetrit të Aragonës, në kthim prej luftës, mbërrijnë zhurmshëm në shtëpinë e Leonatit, guvernatorit te Mesinës. Bota mashkullore depërton dhunshëm në atë femërore : konfliktet dhe dashuritë do të jenë të pashmangshme. Në botën “e fortë” të meshkujve virtytet dominuese janë: nderi, vlerat, vëllazëria mes ushtarësh, një vetëndërgjegjësim paksa i sëmurë. Bota “e dobët” e femrave është viktimë e bastisjes mashkullore në rastin e Heros, vajzës së Leonatit, e edukuar nga i ati për të qenë grua, e cila akuzohet pa të drejtë për tradhti bashkëshortore ; ndërkohë te Beatricja, kushërira e saj, femrat gjejnë një përfaqësuese të seksit të tyre që përdor mjeshtërisht fjalët dhe intelektin si armw ndaj meshkujve. Nëse qenia njerëzore është e gatshme të ndryshojë idetë apo ndjenjat e veta, dhe nuk i ngurtëson ato verbërisht, edhe fati më i trishtë mund të shndërrohet në gëzim. Dhe kjo është ajo ç’ka bëjnë Benediku dhe Beatricja, ai një njeri cinik, tjetra beqare profesioniste, armiq të përbetuar të martesës por që, përballë fatit të tmerrshëm të dashurisë mes dy më të rinjve Klaudit dhe Heros, zbulojnë se dashurojnë njëri tjetrin. Braktisin rolin që vete e kishin krijuar, e që prej të cilit ishin burgosur. Tema është e përjetshme : mashkulli ka nevojë.

“Miushet e shkathëta”, është premiera më e re për fëmijë në Teatrin Metropol. Një vepër e autoreve Janet Stanford, Kathryn Chase Bryer, e cila tregon historinë e dy miusheve aventuriere, Neli dhe Emilia të cilat jetojnë në një papafingo. Miushet nuk dalin asnjëhere nga papafingo dhe kësisoj kanë mbetur pa ngrënë. Por, gjithashtu të kërkosh ushqim jashtë, për to është e rrezishme. Megjithatë të qenurit të varfër nuk i pengon këto miushe t’i mbushin zemrat plot me gëzim dhe të ndërtojnë realitetin që i bën të lumtura.Është një shfaqje shumë mbreslënëse ku fëmijëve ju bën me dije se ku ka dashuri, ka jetë.