Aktualitet

Në kinema dhe teatër ju presin këto premiera. Lexo guidën e Tiranapost

Fundjava do të jetë e ftohtë. Mbase t’u shkatërruan planet se ndoshta kishe menduar të bëje ndonjë piknik pranvere diku në natyrë. Po mos e vrit mendjen. Tirana ofron mundësi të shkëlqyera për të mos u mbyllur brenda as në ditët e ftohta. Sipas programeve, por edhe preferencave, zgjidh: teatër apo kinema?

Në Teatrin Metropol do të keni mundësi të ndiqni  ‘Qiell i Heshtur’ nga Loren Gunderson. Një komedi romantike, gjysmë biografike, do të jepet në datën 21 mars në orën 19:00. “Qiell i Heshtur” është një ndodhi njerëzore, që i flet shoqërisë, dje dhe sot. Është një vepër, e cila flet për marrëdhëniet familjare, besimin, fuqinë e mendjes dhe shpirtit, mbështetjen, solidaritetin dhe këmbënguljen për të kërkuar dritë në thellësitë e pandriçuara. Një vepër që eksploron marrëdhënien mes muzikës dhe matematikës, shkencës dhe besimit. Kjo shfaqje rivjen në Metropol si një vlerësim për kontributin e këtyre grave që bën histori në botë dhe veprën e përjetshme që na lanë pas. Këmbëngulja, energjia, pasioni dhe vizioni e bëjnë një vajzë nga Bostoni të ndjekë ëndrrën e saj. Historia mahnitëse e jetës së astronomes Henrieta Levit, (një nga astronomet e para në Harvardin e 1900-ës) dhe kolegeve të tjera që realizuan hartën e yjeve në univers, do të rikthehet përsëri në Tiranë.

 

‘Zoti i masakrës’ do të ngjitet në skenën e Teatrit Kombëtar Eksperimental në datat 23 e 24 mars në orën 19:00. Një vepër e cila përmban konfliktin që në fillim. Dy çifte, në dukje të qytetëruar takohen për të rregulluar pasojat e një episodi të dhunshëm i cili plasi ndërmjet dy fëmijëve të tyre. Gjatë vizitës, gjërat fillojnë me diplomaci, por gradualisht, mes tyre rritet një tension. Me ndihmën e alkoolit, ky tension rritet duke kapërcyer egërsisht. Një tjetër vepër e shkëlqyer e Yasmin Reza mbi temën e saj të parapëlqyer: hipokrizinë borgjeze.

 

‘Strangers: Prey at night’  Mike ,gruaja e tij Cindy dhe dy fëmijët e tyre vendosin të pushojnë në një shtëpi të veçuar pa ditur që ky udhëtim do të kthehet në makthin e tyre më të keq. Ata shumë shpejt e gjejnë veten në një luftë dëshpëruese për mbijetesë kur ata vizitohen dhe torturohen nga tre psikopatë të maskuar.

https://www.youtube.com/watch?v=91-Z20uttEk

‘Peter Rabbit’ do të ngjitet në ekranet e kinemave Millenium, Cineplexx dhe Imperial më 22 mars. Përshtatje e moderuar e përrallës klasike të Beatrix Potter rreth lepurit rebel Peter, që përpiqet të hyjë fshehurazi në kopshtin me perime të fermerit. Është një film për të mos u humbur!

https://www.youtube.com/watch?v=7Pa_Weidt08

‘Pacific Rim: Uprising’ do të shfaqet premierë më 22 mars. Është seria ë dytë e filmit ‘Pacific Rim’ që tregon për një botë apokaliptike ku njerëzit luftojnë me disa përbindësha që kanë dalë nga nëntoka si pasojë e një çarje ë thellë në detin Atlantik. Jake Pentecost vjen sërish në rolin kryesor, ku ai do të bashkohet me Mako Mori për të drejtuar një gjeneratë të re të pilotëve Jaeger, duke përfshirë këtu rivalin Lambert dhe piraten 15 vjeçare, Amara, për të luftuar ndaj një kërcënimi të ri të përbindëshave Kaiju./ Copyright Tiranapost.al

Image result for Pacific Rim: Uprising cineplexx

Image result for Pacific Rim: Uprising cineplexx

Image result for Pacific Rim: Uprising cineplexx

https://www.youtube.com/watch?v=8BAhwgjMvnM