Aktualitet

Në këto 9 zona dhe fshatra të Tiranës do ndërtohen qendra shëndetësore brenda 2019-s

Në këto 9 zona dhe fshatra të Tiranës do ndërtohen

Nëntë qendra shëndetësore do t’i shtohen kryeqytetit brenda këtij viti. Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, publikoi pamjet nga puna në Arbanë, ndërsa bëri me dije se është vetëm një nga zonat ku po punohet.

“Në Arbanë po rindërtohet qendra shëndetësore. Por nuk është e vetmja në Tiranë. Puna ka nisur në çdo periferi të kryeqytetit:Sauk, Shkozë, Selitë, Ndroq, Kombinat, Qeha-Shytaj, Bërxullë, Pezë-Helmës. Gati brenda 2019”, shkruan Manastirliu në postimin e saj në Instagram.

https://www.instagram.com/p/B1eAad3gJBl/

Në foto shihet që punëtorët vazhdojnë punën në godinën, që pritet të vihet në funksion shumë shpejt./ Tiranapost.al