• Shqip
  • English
  • E premte, 23 Gusht 2019
  • Shqip
  • English
  • It's butter baby Të gjitha

    Në kërkim të akullores së përsosur


    Nga Anjeza Maja/ Vite më parë, për të ngrënë një akullore, kasatë apo parfe, na duhej të prisnim stinën e verës, atëherë kur rrugëve shfaqeshin karrocat e para ose kur ne fëmijët prisnim në banakun e ëmbëltores me erën e qumështit e vaniljes në hundë, derisa makina e akullores ndalonte së vërtituri dhe akullorja ishte gati dhe mund të hidhej me kupa në kaushët e vegjël e të mëdhenj… Tashmë është krejt ndryshe, akulloret i gjen kudo, gjatë gjithë vitit, por gjithsesi për brezin tim, për fëmijët e rritur në vitet 80’, akullorja mbetet gjithmonë një shije vere.

    E të mendosh pastaj si kanë qenë fillimet e akullores: vetëm me akull, fruta dhe qumësht. Apo dikur grekët e lashtë, që hanin dëborë me mjaltë dhe fruta (besoj se edhe tani ia vlen të provohet si akullore pa shumë kalori). Sot në botë mund të gjenden me qindra lloje, që nga ato të thjeshtat me vanilje, agrume, fruta, lajthi, stika, tartuf, biskota, qershi, arra, e deri tek ato me të gjitha llojet e çokollatave, snikers, mars, etj etj. Por dhe më të pazakontat, dy kombinimet e mëposhtme.

    Akullore me mente, çokollatë dhe qiqra.

    Qiqrat e pjekura brenda në akullore janë surprizë në çdo përtypje. Paksa e ngjashme me kokrrën e lajthisë, ama kur kombinohet me freskinë e mentes dhe ëmbëlsinë e çokollatës, më kujton atë kasatën me kakao… Thjesht një mrekulli.

    (Anjeza Maja, foto nga Tiranapost.al)

    Ndërsa kombinimi i marshmallow (shufra sheqeri të përgatitura me ujë dhe xhelatinë) në akullore me limon është një shije tërësisht e veçantë, njëqind përqind amerikane, që ia vlen të provohet, nëse ju jepet rasti.

    (Anjeza Maja, foto nga Tiranapost.al)

    Por ajo që e bën një akullore të veçantë, ndryshe nga të zakonshmet që mbushin banakët, mund të jetë, një përbërës, erzë, temperaturë ftohje, apo fundja dhe mënyra se si përzihet gjatë përgatitjes. E keqja është, që ata që i dinë këto sekrete, nuk i ndajnë me ne të gjithë, janë sekrete që i ruajnë për vete. Me ne së paku ndajnë akulloren

    Ky post është publikuar në Tiranapost.al 

    Na kontaktoni: 0684084690 /email: [email protected]