Në Itali, kryqëzohet nga mediat për një deklaratë producenti artistik i Sanremos
Kritikat ndaj producentit të Sanremos, Amadeus Sabastiani lindën pas deklaratës së tij për shtyp ku sqaronte arsyet përse i kishte zgjedhur 10 gratë për të prezantuar festivalin e muzikës.
Gjatë fjalës së tij e vuri theksin tek bukuria fizike dhe duket se më shumë e rënduan situatën fjalët e tij ndaj Francesca Sofia Novello, të fejuarës së motoçiklistit Valentino Rossi.
“Sepse është e bukur dhe ka pasur një të fejuar me peshë si Valentino e ka ditur të qëndrojë një hap mbrapa tij”, tha Amadeus dhe kjo fjali është cilësuar si seksiste nga shumë figura të njohura në Itali e më gjerë.
Imen Jane, që lufton për të drejtat e grave ka bërë një status të gjatë në Instagram ku kritikon vënien e theksit tek pamja dhe jo tek përmbajtja.
Kurse vetë Amadeus është shprehur se e kanë keqkuptuar, se seksizmi qëndron në veshët e dëgjuesve dhe se vetë Francesca e ka falënderuar për fjalët e tij që ishin në idenë që ajo ka ditur të mos përfitojë nga fama e të dashurit.
*Ky post u përshtat nga Corriere dhe është realizuar nga Fabjola Hije.