Art dhe Kulturë

Në Itali do të mbahet një koncert për Nënë Terezën. Ku, kur, kush?

Në Itali do të mbahet një koncert për Nënë

Dita e Shenjtërimit të Nënë Terezës do të festohet ndryshe këtë vit për shqiptarët që jetojnë në Itali apo për të gjithë adhuruesit e humanistes së njohur shqiptare.

Në 5 shtator në orën 21:00 do të mbahet koncerti “Nëna Arbëri” në sheshin "Vittorio Emanuele” në Piana degli Albanesi, në Siçili.

Sipas agjencia italiane zyrtare e lajmeve, ANSA, koncerti i prezantuar nga Salvo La Rosado të ketë në skenë edhe sopranon shqiptare, Inva Mula, violinistin Olen Çezari dhe pianistin Genc Tukiçi.

Në “Piana degli Albanesi” ka një përfaqësim domethënës të komunitetit arbëresh./ Tiranapost.al