Tech

Në Instagram po bëhen punime...

Instagram po teston një element të ri, që do të thotë se do kesh mundësi të mos të të shfaqen fare disa publikime nga disa njerëz. Gjithashtu do kesh mundësi që të bllokosh disa persona që nuk do të të shohin postimet, pa qenë nevoja për ti bërë block. Nëse ti i bën block ata e kuptojnë, ndërsa me metodën e re postimet e tua nuk iu dalin.

Tani për tani eksperimenti është i kufizuar por numri i njerëzve që e pëlqejnë këtë risi po rritet gjithnjë e më shumë. Ti mund ta kesh adresën privat, por fotoja në cover të shihet ndaj është menduar të bëhen këto ndryshime.

Për të kuptuar më mirë: Nëse klikon një foto të një personi rastësor, sipër ke një ikonë me tri pika, kliko tek ato tri pika dhe nga “Fewer Posts from this person” do ndryshohet në “Pop-up”. Kjo do të thotë pak a shumë; të bllokosh tjetrin në heshtje! Për Tiranapost.al Elisa Bajrami.