• Shqip
  • English
  • E shtunë, 19 Tetor 2019
  • Shqip
  • English
  • Botë Të gjitha

    Në hotelin e Polit të Veriut, ku një natë kushton 105 mijë dollarë


    Ky artikull i jep tamam kuptim fjalës Luks dhe milioner. Për ata që ëndërrojnë të udhëtojnë diku shumë larg, të përjetojnë madhështinë, shkretëtirën, misterin dhe bukurinë e Polit të Veriut, kjo është mundësia… nëse ke 105 mijë dollarë për të paguar… një natë.

    Luxury Action Pods

    Bëhet fjalë për një natë në hotelin e rrjetit Igloo që do të hapet vetëm për një muaj në prill të vitit të ardhshëm. Të gjitha dhomat janë prej xhami, kështu që mund të shikosh meteorët që duket sikur po të bien mbi kokë, ndonëse eksperienca mund të jetë e mahnitshme. Janne Honkanen, themeluese dhe CEO e kompanisë së Udhëtimit Luxury Action, ka treguar për CNN taravel: Donin të promovonim Polin e Veriut ashtu siç është, një vend i pakrahasueshëm.

    Related image

    “Çmimi është tepër i shtrenjtë sepse hoteli hapet në periudha të caktuara. Për momentin, temperatura aktuale atje shkon në 154 gradë dhe hoteli hapet në pikën më të kulminante. Kështu ekipi punon gjithë vitin për hapjen e hotelit ndoshta vetëm një herë, një muaj në 12 muaj.
    Janë të gjitha të përfshira, dhe kur them të gjitha dua të përfshij çdo detaj të mundshëm”. Themeluesja thotë se për ata që lexojnë ndryshimet e klimës, po të shkojnë në polin e veriut do kuptojnë vërtetë se si është dhe si funksionon bota.

    Image result for Igloo hotel £83,000 a night

    Lidhur me çmimin, përveç një nate në hotel përfshihet një qëndrim dy netë në Svalbard të Norvegjisë, para nisjes për në polin e Veriut. Fluturimi, transferimet, ushqimi dhe gjithçka janë të përfshira. Për më tepër, kompania ka një shtëpizë tjetër me pesë yje të quajtur Octola ku mund të rehatohesh e të marrësh të gjitha shërbimet./ Tiranapost.al. E.B

    In April, when temperatures at the North Pole may reach a balmy 45 degrees, North Pole Igloos hotel will pop-up for one month only — featuring 10 heated dome shelters with skylights for stargazing.

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected]