Aktualitet Te gjitha

Në hipoteka do zgjatet orari i punës dhe do shtohen sportelet


Do shtohen sportelet dhe do zgjaten oraret e punës gjatë verës në Hipoteka. Këtë ka njoftuar drejtori i Përgjithshëm i Hipotekave Valdrin Pjetri i cili duke folur nga Vlora tha se është hartuar një plan masash për  të pritur kthimin e emigrantëve.

Pjetri iu ka kërkuar qytetarëve të denoncojnë për çdo rast që shohin abuzim apo raste korrupsioni brenda zyrave të regjistrimit të pasurive të paluajtshme. Janë orientuar të gjithë drejtorët tanë për marrjen e masave dhe kryerjen sa me shpejt të aplikimeve që vijnë nga qytetarët, kryesisht të emigrantëve. I lutem ti drejtohen portalit ‘Shqipëria që duam’ dhe ne menjëherë do të jemi aty për ti dhënë zgjidhje qytetarëve, dhe për të marrë masat tona për punonjësin e zyrës së regjistrimit të pasurive të paluajtshme”./ Ky post u realizua për Tiranapost.al Elisa Bajrami.

Valdrin Pjetri