• Shqip
  • English
  • E mërkurë, 13 Nëntor 2019
  • Shqip
  • English
  • Bukuri Lifestyle Të gjitha TIP top

    Në gjërat që bëhen në çift, kjo mban vendin e parë


    Në një bisedë vajzash, ajo për lidhjet mban vendin e parë. Domethënë si t’i biesh në sy një djali që e ke qejf, si ta bësh për vete, si ta bësh të dalldiset pas teje, të të propozojë, të martoheni e pastaj të jetoni të lumtur përgjithmonë. Fund!
    Do ishte mirë që ky fund pastaj të ishte fillimi… Sepse ajo “e lumtur përgjithmonë” nuk është dhe aq e thjeshtë, dashuria jo vetem që nuk mjafton, por ka aq shumë gjëra të jetës së përditshme që mund ta vrasin dhe dashurinë. Sikur të merrnim masa për shembull që ta ushqenim? Sa keq që me shoqet për këtë pak flasim dhe nuk harxhojmë as një të qindën e energjisë apo të mendimit për këtë temë, siç bënim dikur në filim të lidhjes.
    Le ta zëmë se tani jeni duke folur me shoqen e ngushtë. Ajo ka vetëm një këshillë: shmang rutinën.
    Kinemaja dhe restoranti mund të kthehen gjithashtu në rutinë. Pub-i mund të jetë aq i lodhshëm dhe me zhurmën e vet mund të ta rrisë tensionin. Dhe kjo është e vetmja gjë që nuk duhet në çift. Ndaj këtë fundjavë, nëse nuk keni bërë asnjë plan dhe i trembeni të dielës pasdite, kur pasi të jeni lodhur duke bërë punë shtëpie do duhet të kalitni dhe nervat ndarsa shihni partnerin me pultin në dorë duke parë ndeshje futbolli, ne kemi një ide shumë më të mirë.

    Telefono që tani “Bamboo Hammam and Spa” dhe lër një takim në çift për në fundjavë. Mund të shkoni të dy në spa-në që gjendet brenda Hotel Rogneri-it, të shijoni një tost me avokado, lëng frutash apo çaj organik në qetësi çlodhëse dhe në ambientin më komod të mundshëm dhe pastaj të shkarkoni gjithë stresin dhe lodhjen e javës në avullin e dhomës së hammamit dhe saunës.

    Paketa në çift e menduar enkas për ju përmban dhe procesin detoksifikues në ujin me kristale në jaçuzi dhe më pas të dy mund të bëni masazhim terapeutik nën dritën e qirinjve. Relaksi i masazhit ndiqet me atë të bukurisë, me trajtimin e fytyrës në acid hialuronik ose me kolagjen dhe meqë ra fjala po ta zbulojmë një sekret: meshkujt gjithashtu vdesin të bëjnë maska të tilla dhe nëse nuk e kanë provuar më parë do t’u pëlqejë kaq shumë sa do duan të vijnë gjithmonë me ty në të tilla rituale bukurie… A ka gjë më të bukur sesa të bëheni shoqja e tij e ngushtë herë pas here për të kaluar fundjava të tilla? Për më tepër që “Bamboo Hammam and Spa” ka here pas here oferta fantastike të krijuara enkas për çiftet. Dhe po, mund ta ndani këtë lajm me të gjitha mikeshat. Kush tha që lidhjet nuk kanë nevojë për ndihmë edhe gjate fazës “dhe jetuan të lumtur përgjithmonë”?!

     

    Për t’u bërë pjesë e grupit "TiranaPost" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Tirana Post