• Shqip
  • English
  • E hënë, 18 Nëntor 2019
  • Shqip
  • English
  • Kryesore Moti Të gjitha

    Në fundjavë do na mbysë vapa!


    Sipas Meteoalb, e premtja dhe fundjava, dominohen nga kthjellime dhe vranësira të shpeshta duke sjellë edhe shira të përkohshëm. Sipas zonave, të premten shirat priten në zonat malore por gjatë natës edhe në Perëndim. Të shtunën pasdite priten shira në zonat Veriore dhe Lindore ndërsa e diela sjell shira të përkohshëm në zonat veriore të vendit.

    Temperaturat e ajrit rriten me 2°C të premte; po ashtu rritje sjell edhe e shtuna ndërsa dita e diel do të ruajë vlera termike thuajse konstante (MIN/MAX: nga 9 në 32°C).

    Po ashtu edhe pjesa më e madhe e Europës do të përjetojë temperatura të larta deri në fund të muajit Prill 2018. Në Europën Juglindore dhe rajonin e Ballkanit do të shënohen temperatura mbi 33°C./ Copyright Tirenapost.al

    Për t’u bërë pjesë e grupit "TiranaPost" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Tirana Post