• Shqip
  • English
  • E enjte, 22 Gusht 2019
  • Shqip
  • English
  • Të gjitha Tech

    Në fillim merr leje… A të pëlqen risia e fundit e WhatsApp


    Të shumta janë risitë e aplikacionit më të përdorur në botë për mesazhet, WhatsApp. Por së fundmi njoftohet se po punohet për të futur një tipar të ri, që e bën më të lehtë për një person të kontrollojë e të shohë nëse do që të futet në një grup.

    Çfarë do të thotë kjo? Ndryshe nga tani, ku një shok apo mik të fut në grup pa problem, tashmë do jesh ti që do vendosësh nëse do që të futesh në grup apo jo, si dhe të kontrollosh nëse do që të shtohesh tek ai grup. Aktualisht risia është në fazën e testimit në iPhone, por së shpejti pritet që të vijë me updaten e ri.
    Administratorët e grupit tashmë do duhet të të dërgojnë ftesë e brenda 72 orë ta pranosh para se të futesh në grup. Ikona do të shtohet tek: Cilësimet, llogaria, privatësia dhe grupet./ Marrë nga BetaInfo/ Tiranapost.al. 

    Image result for whatsapp