Aktualitet Te gjitha

Në Elbasan ka 2-3 grupe kriminale/ Xhafaj: Do t’ua nxijmë jetën


Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafa tha se në Elbasan janë identifikuar 2-3 grupe kriminale, që siç tha vetë ministri “policia do ua nxijë jetën”.

“Në Elbasan kemi 2-3 grupe kriminale që i njohim shumë mirë dhe po punojmë për to për di dokumentuar në mënyrë që shumë shpejt të mund ti vëmë para përgjegjësisë penale. Shteti është shumë më i fortë se çdo lloj krimineli. Për secilin nga ata duhet të jetë shumë e qartë që policia do ua nxijë jetën në mënyrë që veprimtaria e tyre kriminale të mund të përballet me drejtësinë”, tha Xhafaj në Forumin Qytetar për Sigurinë Publike në Elbasan.

Ai foli për rezultatet e këtyre muajve të operacionit “Forca e Ligjit”, ku sipas ministrit janë goditur 7 grupe kriminale, me 100 persona të arrestuar./ Copyright Tiranapost.al