Aktualitet

Ne e kapëm ku është frymëzuar Sokol Balla për emisionin e tij! Ngjajnë si dy pika uji me ...

Për këtë të fundit duhet t’ia lëmë kohës. Për momentin dimë që BBC mbetet stacion i dashur për gazetarin i cili shumë vite në fillimet e tij ka punuar në Londër në BBC në shqip. Ka disa gjëra të para që dikush nuk i harron kurrë. Në përgjithësi të gjitha emisionet në Shqipëri, studiot e lajmeve apo emisioneve kanë kopjuar një model. Fevziu, Bruno Vespën, Balla këtë herë Marr. Mes Italisë dhe Britanisë po qe puna për gazetari, ne qëndrojmë në Angli. Por, siç thotë populli shqiptar, shihin punën dhe jo gunën...

Emisioni “Real Story”, përveç emrit dhe tematikës nga pikëpamja e formatit të studios duket tejet i ndryshëm nga “Top Story”. Analistët nuk ndodhen më në një tryezë rrethore dhe ngjyrën e errët të studios në “Top Channel” e ka zëvendësuar ngjyra portokalli në “Vizion Plus”.

Ne tek tiranapost.al, vume re një ngjashmëri të madhe mes studios së Sokoll Ballës dhe asaj të Andrew Marr në televizionin publik britanik BBC. Ashtu si Marr, Balla i ka vendosur analistët e tij në një kolltuk dhe është ulur përkrah tyre të ndarë nga një monitor ku shfaqen imazhe që kanë të bëjnë me temën që trajtohet në studio.

Foto nga emisioni i ri i Sokol Ballës "Real Story"

Foto nga "The Andrew Marr Show"

Po ashtu përpara të ftuarve ndodhet një tavolinë e vogël me shtypin e ditës, një tjetër emblemë e Marr i cili drejton emisionin e përjavshëm “Andrew Marr Show” që prej vitit 2005. Sokol Balla përveç aspektit estetik të frymëzuar nga Marr, ndoshta ka dashur të thotë që po ashtu si moderatori i njohur britanik do të shpenzojë shumë vite në detyrën e tij.

Foto nga emisioni i ri i Sokol Ballës "Real Story"

Foto nga "The Andrew Marr Show"

Për këtë të fundit duhet t’ia lëmë kohës. Për momentin dimë që BBC mbetet stacion i dashur për gazetarin i cili shumë vite në fillimet e tij ka punuar në Londër në BBC në shqip. Ka disa gjëra të para që dikush nuk i harron kurrë. Në përgjithesi të gjitha emisionet në Shqipëri, studiot e lajmeve apo emisioneve kanë kopjuar një model. Fevziu, Bruno Vespën, Balla këtë herë Marr. Mes Italisë dhe Britanisë po qe puna për gazetari, ne qëndrojmë në Angli. Por, siç thotë populli shqiptar, shihin punën dhe jo gunën... /tiranapost.al