• Shqip
  • English
  • E martë, 19 Nëntor 2019
  • Shqip
  • English
  • Bukuri Lifestyle Të gjitha

    Ne dimë trukun si të kesh këmbë perfekte


    Vazhdon vera dhe kjo do të thotë se vazhdon koha për të treguar këmbët. Shpesh nuk u kushtojmë vëmendjen e duhur, por këto këshilla do t’ju hyjnë në punë:

    1.Redukto kripën

    Redukto sasinë e kripës në ushqim. Ose mund ta shmangni plotësisht për një ditë në javë.

    2.Kujdes me mënyrën si qëndroni

    Kontrollo shputën e këmbës, veçanërisht në qoftë se shpesh keni fryrje të këmbëve. Nëse është e nevojshme këtë problem mund ta zgjidhni me një shtrojë në këpucë.

    3.Masazhoji

    Masazhi i vazhdueshëm i këmbëve ndihmon në qarkullim e duhur të gjakut.

    4.Ushqeji me vitamina!

    Duhet t’i thoni “Po” vitaminës C, arkitekti i kolagjenit tonë, zgjidhja më e mirë për të mbajtur lëkurën më të butë.

    5.“Rrofshin” pastruesit natyrorë!

    Ruajeni mënjanë llumin e kafesë, sepse nuk ka asgjë më efektive për të hequr natyrshëm dhe shpejt papastërtitë dhe qelizat e vdekura nga lëkura e këmbëve.

    A ka një recetë të veçantë për një vetë-pastrim? Natyrisht që po!

    Përzieni një filxhan llum kafeje me një gjysmë filxhan vaj bajame. Fërkoni këmbët  me lëvizje rrethore. Kafeja pastron këmbët nga qelizat e vdekura, kurse vaji i bajames, me përmbajtjen e vitaminës E, rigjeneron dhe zbut lëkurën./ Burimi Elle/ Tiranapost.al

    Për t’u bërë pjesë e grupit "TiranaPost" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Tirana Post