Showbiz

Në dasmën e Eugenies, sytë do t'i kemi mbi Charlotte dhe George

Në dasmën e Eugenies, sytë do t'i kemi mbi Charlotte dhe

Princeshë Eugenie, kushërira e Harryt dhe William nuk është aq e famshme sa ata dhe dasma e saj nuk do ketë zhurmën që patën dasmat e tyre. Ama sërish do ta ndjekim me kuriozitet, sepse përveçse gjithë familja mbretërore do jetë e ftuar, Princesha Charlotte dhe Princi George do të kenë një rol të rëndësishëm. Ata do të jenë sërish fëmijët që do shoqërojnë nusen. Për të dy fëmijët, kjo është hera e tretë që e marrin këtë rol, pas dy dasmave, asaj të tezes së tyre Pippës dhe xhaxhait Harryt.

[caption id="attachment_258365" align="aligncenter" width="594"](Eugenie dhe Jack, foto nga Arkivi)[/caption]

Tek Pippa qanë, tek Harry, Charlotte u nxori gjuhën fotografëve, të shikojmë ç`prapësi do bëjnë këtë herë. Ndoshta edhe asnjë, sepse janë më të rritur e ia morën dorën kësaj pune.

*Ky post u përshtat nga Daily Mail dhe është realizuar nga Fabjola Hije.