Aktualitet

Në çdo lajm për Eurovizion, do përmendet një shqiptar. Ja surpriza e radhës nga Independent

Eurovizion i përfshin të gjitha, këngët, performancat dhe veshjet. Ndërsa shumë shijojnë muzikën dhe krenohen me vendin e tyre në finale,  Independent publikon një artikull fokusuar vetëm tek veshjet, tek veshjet më interesante nga 26 vendet e mbetura, që do konkurrojnë në finalen e madhe sonte, ku do dalë një fitues.

Sipas Independent, këtë vit, konkurrenca sa i përket veshjes ishte në maksimun dhe kështu janë listuar nëntë këngëtarët me veshjet më të arrira deri më tani.   Edhe këtu na doli këngëtarja me origjinë shqiptare, që në fakt përfaqëson Qipron. Ajo quhet Eleni Foureira, 31 vjeç e lindur në Fier me shtetësi greke dhe shqiptare  shfaqet me një bodysuit që i tregon linjat perfekte dhe sfondin e zjarrtë pas saj. Veshja dhe sfondi i përshtateshin mjaft mirë tekstit të këngës të titulluar Fuego, skena u kthyer në zjarr të vërtetë.

816a677886c2d10d20ed703f4b0df1c8.jpeg

Ndër këngëtarët e tjerë më të arrirë në veshje përmenden:

Elina Neçayeva- Estonia. Më një fustan madhështor të ndriçuar i mahniti të gjithë ndërsa këndoi me sukses këngën La Forza. Fustani ndryshonte ngjyrat dhe dizenjot sipas  dritës së projektuar. Thuhet se fustanit iu desh një financim i madh nga qeveria.

6ed8d46e5c035f9194161640230f14d8.jpeg

Netta-Izraeli. Me flokët e saj ngjyrë të kuqe të kapura me dy topuzë i bëri përshtypje të gjithëve, gjithashtu edhe veshja me ngjyrë të kuqe, rozë, të bardhë dhe të zezë.

55241f4f5a550eeabd251a805e91fb90.jpeg

Moldavia – DoReDoS. Marina Djunet, vokalistja kryesore u shfaq me një fustan të verdhë velvet, me doreza të zeza dhe një model klasik flokësh. Veshjet ishin të frymëzuara nga pin-up.

b41e78646e48d6241adc5da960961886.jpeg

Danimarka – Rasmussen. Tërhoqën vëmendje me një performancë dramatike, me veshje me xhaketa të gjata të zeza, si dhe flokë të gjata të lëshuara.

967ca9498fb71bb4b1062bbe5e9552bf.jpeg

Holanda – Dukeshin si nga Texasi në fakt nga muzika, këngëtari shfaqet me kapele të zezë, me një xhaketë leopard print dhe pantallona lëkure.

436e7006e9f827eb33f7b5a387e9e855.jpeg

Sllovenia - Lea Sirk. Një performancë e veçantë plot me ritëm dhe ‘mashtrimi për gabim teknik në muzikë’ e çuan Slloveninë në finale. Një performancë plot energji ndërsa veshja mbizotërohej nga e zeza dhe materiali i tyltë.

4d5d76dc71c71ac4059dd2790c2d5575.jpeg

Finlanda - Saara Aalto

396f896bd167226714f0aa19bcfe7998.jpeg

Islanda - Ari Olafsson./ Tiranapost.al E.B

319dc08acd2ff7ce21f3231f88246061.jpeg

http://www.tiranapost.al/kur-kendojne-tre-shqiptaret-tane-ne-finalen-e-eurovizion/