Aktualitet

Në bankë me detyrim! Njoftim i rëndësishëm për bizneset ku fitimi kalon 2 milion lekë

Në bankë me detyrim! Njoftim i rëndësishëm për

Të gjithë llojet e bizneseve me xhiro mbi vlerën 2 milionë lekë në vit do duhet që detyrimisht të pajisen me llogari bankare biznesi. Mësohet se Ministria e Financave ka hedhur për konsultime një projektligj që synon të reduktojë paratë Cash në çështjet ekonomike dhe sipas draftit, qeveria do detyrojë çdo biznes, qoftë person fizik apo juridik, duke përfshirë edhe organizatat jofitimprurëse që të pajisen me llogari bankare, në të kundërt do ketë ndëshkime me gjoba.

Çfarë parashikon konkretisht ky projektligj?

Në nenin dy të këtij projektligji, thuhet se sanksionohen bizneset me gjobë deri në 50 mijë lekë që nuk hapin llogari bankare, për rastet persona fizikë, që kanë fitim nga 2 milion deri në tetë milionë. E ndërkohë që në rastin e personave juridike, gjoba shkon në 100 mijë lekë.

Nga ky draft, sipas kronikës nga Top Channel përfitojnë ekonomikisht bankat, pasi krijohen kosto shtesë për mijëra biznese të vogla, që tashmë duhet të paguajnë komisionet bankare për të mirëmbajtur llogaritë, që mund të arrijnë deri në 50 euro në vit.

Sipas ministrisë së Financave, ndryshimet ligjorë janë të kërkuara nga Këshilli i Europës, më konkretisht nga Agjencia Europiane Kundër Pastrimit të Parave, pra si mundësi për të mbyllur shtigjet për pastrim parash./ Për Tiranapost.al. E.B