Politikë

Në Ballkan fjala kompromis ka kuptim të keq dhe kjo gjë më zhgënjen

Në Ballkan fjala kompromis ka kuptim të keq dhe kjo gjë më

Ajo që më zhgënjen pak është një gjë që e kam parë që në fillim. Në SHBA fjala kompromis është një fjalë e mirë. Nëse kemi një diskutim, ne shkojmë në një dhomë tjetër dhe bisedojmë për të gjetur një zgjidhje. Kështu arrijmë në një kompromis. Të gjithë thonë sa mirë. Në Ballkan fjala kompromis ka kuptim të keq. Kurrkush nuk del fitimtar. Ju duhet të hiqni dorë nga diçka, nuk është e nevojshme të hiqni dorë nga gjithçka… Qëndrimi ynë ishte perfekt, që thoshte se nuk duhet të hiqni dorë nga gjithçka.

Kështu shprehet diplomati amerikan Matthew Nimetz i cili ia dedikoi 25 vjet të jetës dhe karrierës profesionale ndërmjetësimit në konfliktin për emrin, midis Shkupit dhe Athinës.

Në një intervistë për median gjermane Deutsche Welle, Nimetz trajton çështjen e Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë, në kohën kur diskutoheshin emrat e propozuar, që pasoi me finalizimin e një marrëveshje mes dy vendeve.

Por i pyetur nëse çështja mes dy vendeve është zgjidhur përfundimisht, Nimetz përgjigjet si diplomat: 

Kurrkush nuk mund të flasë me siguri për të ardhmen. Unë nuk besoj se historia ndalon ndonjëherë. Gjërat vazhdojnë. Konfliktet që kanë rrënjë të thella ndryshojnë natyrën, por ato nuk zhduken krejtësisht. Historia e këtij rajoni, rajonit të Maqedonisë, nëse kthehemi mbrapsht në histori në ditët e Aleksandrit të Madh, Perandorisë Romake, Perandorisë bizantine, Perandorisë Osmane, luftërave të Ballkanit dhe çfarë ndodhi në Luftën e Parë dhe në Luftën e Dytë Botërore, dhe luftën civile greke, më vonë aspiratat e Titos, dhe periudhën komuniste deri në shkëputjen nga Jugosllavia, tregon se ju keni një histori të gjatë dhe se ky rajon është pikë focale. Dhe tani kemi gjetur një zgjidhje për çështjen e emrit. Por në të dy vendet, siç e thatë edhe ju, njerëzit ndihen sikur kanë dhënë më shumë se ç’duhet për të arritur kompromisin.

Ajo që më zhgënjen pak është një gjë që e kam parë që në fillim. Në SHBA fjala kompromis është një fjalë e mirë. Nëse kemi një diskutim, ne shkojmë në një dhomë tjetër dhe bisedojmë për të gjetur një zgjidhje. Kështu arrijmë në një kompromis. Të gjithë thonë sa mirë. Në Ballkan fjala kompromis ka kuptim të keq. Kurrkush nuk del fitimtar. Ju duhet të hiqni dorë nga diçka, nuk është e nevojshme të hiqni dorë nga gjithçka… Qëndrimi ynë ishte perfekt, që thoshte se nuk duhet të hiqni dorë nga gjithçka.

Megjithëse opozita në të dy vendet është duke luftuar kundër marrëveshjes, unë shpresoj që ju të shihni përpara dhe të mos ktheni kokën mbrapa. Sepse të dy vendet kanë arritur në një marrëdhënie me vendin fqinj, e cila u transformua nëpërmjet një marrëveshjeje ndërkombëtare që u pranua nga e gjithë bota.Ka shumë çështje të tjera që kërkojnë zgjidhje. Dhe ju kërkoni të hapni këtë çështje specifike?

Çështjet e mëdha për të ardhmen e Maqedonisë Veriore janë afrimi me BE dhe NATO, zhvillimi ekonomik, përmirësimi i raporteve me vendet fqinje, koordinimi me ndjeshmëri më të madhe i raporteve midis maqedonasve etnikë dhe shqiptarëve etnikë…Dhe ju kërkoni që të ktheheni mbrapsht dhe të filloni të luftoni në Maqedoni për çështjen e emrit?Dhe Greqia ka shumë çështje me të cilat duhet të ballafaqohet. Ata arritën një zgjidhje të mirë për çështjen e emrit.

Unë mendoj se ata morrën gjithçka që kanë kërkuar gjatë gjithë këtyre viteve, ndryshimin e emrit, Erga Omnes, njohjen e çështjeve historike, rregullimet anti-irredentiste.Unë mendoj se marrëveshja ka qenë sukses për Greqinë në shumë dimensione. Megjithatë ka disa njerëz në Greqi që janë duke e marrë në dorë këtë sukses diplomatik dhe strategjik dhe janë duke e kthyer në disfatë psikologjike. Ata ndihen të kanë hequr dorë nga diçka, por është e vështirë të kuptosh nga çfarë kujtojnë ata se kanë hequr dorë./ Intervista e plotë në këtë link. / Tiranapost.al. E.B