• Shqip
  • English
  • E shtunë, 24 Gusht 2019
  • Shqip
  • English
  • Rajoni Të gjitha

    Në 22 gusht shpërndahet Parlamenti i Kosovës


    Parlamenti i Kosovës do të shpërndahet më 22 gusht, datë e vendosur nga kryesia. Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, u shpreh se vendimi u mor në pajtim me qëndrimin e të gjitha partive politike.

    “Zgjedhjet nuk janë vetëm mundësi dhe alternativë, por drejtim dhe vendim i duhur për qytetarët e vendit”, u shpreh Veseli.

    Pas shpërndarjes, Presidenti i Kosovës duhet të shpallë zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare, që duhet të mbahen në një afat 45 ditë pas shpalljes së tyre.

    Ky vendim u mor pasi kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, dha dorëheqjen më 19 korrik pasi u thirr për t’u marrë në pyetje nga Prokuroria e Posaçme, në Hagë./ Tiranapost.al