Aktualitet

Në 2021 të gjitha faturat do jenë elektronike, projektligji në fazë konsultimesh

Në 2021 të gjitha faturat do jenë elektronike, projektligji

Janari 2021 është vendosur si afati për nisjen e raportimit në kohë reale në Administratën Tatimore të të gjitha transaksioneve mes bizneseve dhe konsumatorit në mënyrë elektronike, një risi me synimin për të luftuar informalitetin. Por deri në votimin e këtij projektligji do të ketë edhe mundësi të hapura për negocime. Këtë deklaroi ministrja e Ekonomisë dhe Financave Anila Denaj në mbledhjen e sotme të Këshillit të Investimeve.

Denaj shtoi se konsultimi i projektligjit të ri: “Për faturën dhe sistemin e monitorimit të qarkullimit” me grupet e interesit do të shtyhet deri në 15 shtator.

Nga mbledhja ajo tha:

"Ne kemi marrë një nismë për konsultimin e projektligjit, që do të shtyhet deri në 15 shtator për të marrë mendime dhe për të analizuar. Projektligji do finalizohet deri në 2021. Në vitin 2021 të gjitha faturat do të jenë elektronike. Ne do të shikojmë arsyet për ta negociuar".

Ndërsa, zv/ministri Elton Haxhi foli për dy çështjet që prek ky projektligj i ri: Janë dy çështjet kryesore, mosraportimi i të ardhurave dhe zbritja mbi nivelet e përcaktuara ligjore të TVSH-së. Për kontrollin e transaksioneve me para në dorë, keni synimin fiskalizimin.

Është njoftuar gjithashtu se për pajisjet fiskale, bizneset  e vogla mund të bëjnë aplikimin falas./ Tiranapost.al. 

http://www.tiranapost.al/fiskalizimi-me-risi-ministrja-denaj-dhe-drejtoresha-e-tatimeve-do-eleminohet-korrupsioni-ja-si-do-funksionoje-sistemi-i-ri/

http://www.tiranapost.al/cfare-eshte-procesi-i-fiskalizimit-dhe-si-do-ndikojne-ne-luften-kunder-informalitetit/

http://www.tiranapost.al/gati-revolucioni-per-faturimin-elektronik-por-si-do-funksionoje/