Aktualitet

Në 18 Qershor do ketë zgjedhje, OSBE dërgon shefin e vëzhguesve

Peter Tejler është përzgjedhur nga OSBE-ODIHR si shefi i misionit monitorues të zgjedhjeve të 18 Qershorit në Shqipëri.

Është vetë misioni i OSBE-së në Shqipëri që ka njoftuar se Tejler do të zbarkojë nesër në Tiranë për të nisur menjëherë nga puna për organizimin e ekipit të misionit monitorues që OSBE do të sjellë në Tiranë.

Peter Tejlor ka qenë më parë ambasador i Suedisë, ndërsa së fundmi ka qenë edhe shefi i misionit monitorues të OSBE-së në zgjedhjet në Uzbekistan.

Në këtë mënyrë, duket se tashmë nuk ka asnjë dilemë dhe se Shqipëria do të shkojë në zgjedhje parlamentare më 18 Qershor, me apo pa PD-në. Vetë krerët më të rëndësishëm të diplomacisë botërore në Tiranë, por edhe Brukseli, ka përsëritur thirrjen që opozita të jetë pjesë e zgjedhjeve parlamentare.

Por edhe në të kundërt, zgjedhjet do të jenë legjitime dhe do të njihen nga opinioni ndërkombëtar. Ndër të tjera, PS nis sot zyrtarisht fushatën normale elektorale, dhe ky rrugëtim i selisë rozë do të nisë nga Durrësi.

Njoftimi i OSBE

“Në nisje të misionit të OSBE-ODHIR për monitorimin e zgjedhjeve të 18 qershorit , ky organizëm do të mbajë një konferencë për mediat këtë të martë në orën 11:00. Ambasadori Peter Tejler, kreu i delegacionit të OSBE do të prezantojë funksionin e misionit dhe aktivitetin e tij.

 

Gjatë ditës së zgjedhjeve, delegacionit të OSBE-ODIHR do t’i bashkohet edhe një delegacion nga Asambleja Parlamentare e OSBE

 

Delegacioni i monitorimit të OSBE-ODHIR dhe prezenca e OSBE në Shqipëri operojnë në mënyrë të pavarur gjatë mandateve të tyre. Konferenca zhvillohet në orën 11 këtë të martë” E.C/Tiranapost.al