• Shqip
  • English
  • E diel, 25 Gusht 2019
  • Shqip
  • English
  • Aktualitet Politikë Të gjitha

    Ndryshon data. Asambleja Kombëtare e PS mblidhet me 23 korrik


    Vetëm dy ditë para njoftimit për mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të PS-së, parashikuar në datën 22 korrik, mësohet se data është ndryshuar. Burime nga PS kanë thënë për disa media se mbledhja është vendosur të mbahet me datë 23 korrik, orën 6 të pasdites.

    Nuk dihet ende arsyeja pse data është shtyrë me një ditë, ndoshta axhenda e kryesisë së PS, por pritet të ketë zhvillime me rëndësi. A do njoftohen ndryshime në qeveri? Kryeministri Rama tha jo kur u pyet para dy ditësh nga gazetarët, por njoftoi zgjedhjet që do të mbahen brenda partisë. Një vend ku mendohet të mbahet Asambleja është Pallati i Kongreseve. Pritet të zbardhen vendimet e tjera në përfundim të kësaj mbledhje./ Tiranapost.al. E.B

    Rama mbledh kryesinë për herë të dytë brenda javës