Aktualitet

Ndryshojnë tarifat për marrjen e patentës. Sa do paguhet për secilën kategori

Ministria e Financave dhe Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës kanë nxjerrë një udhëzim të ri, ku përcaktohen tarifat që duhet të paguajnë shoferët për të marrë lejet e drejtimit. Në udhëzim janë shtuar kategoritë e reja të patentave. Tarifa që duhet të paguajnë shoferët e rinj është nga 2 000 deri në 4 500 lekë të reja.

“Tarifa e pajisjes me lejedrejtimi për drejtimin e automjeteve është si më poshtë: Për lejedrejtimi të kategorisë AM, A1, A2, A 3000 lekë. Për lejedrejtimi të kategorisë B1, B 4500 lekë. Për lejedrejtimi të kategorisë C1, C 2000 lekë. Për lejedrejtimi të kategorisë D1, D 3000 lekë. Për lejedrejtimi të kategorive B96, BE, C1E, CE, D1E, DE 3000 lekë. Shtetasit që pajisen me leje drejtimi paguajnë tarifën në momentin e dhënies së dëshmisë së aftësisë për drejtim automjeti. Shtetasi duhet të pajiset me dokumentin që vërteton pagimin e kësaj tarife. Të gjitha pagesat e tarifës do të regjistrohen në një regjistër të veçantë”, thuhet në udhëzimin e qeverisë.

fletorja zyrtare

Por tarifa do të rritet me 3 000 lekë më shumë sepse disa muaj më parë Ministria e Shëndetësisë ka rritur tarifën tek mjeku okulist dhe tek mjeku orolog (secila prej këtyre vizitave tashmë kushton 1 500 lekë të reja). Kjo tarifë paguhet vetëm për marrjen e lejes së drejtimit, jo për vizitat normale tek mjekët përkatës.

Më parë për të marrë patentën paguhej vetëm 1 000 lekë mandatpagesa për vizitat mjekësore.

Tashmë me dy tarifat e reja shoferët duhet të paguajnë 4 000 lekë për të marrë dokumentat e nevojshme shëndetësore për të aplikuar për patentë.

shembull patente

Shembull si do të duket patenta me shtimin e kategorive të reja

Tarifat për kategoritë reja të lejes së drejtimit

a) për lejedrejtimi të kategorisë AM, A1, A2, A 3000 lekë

b) për lejedrejtimi të kategorisë B1, B 4500 lekë

c) për lejedrejtimi të kategorisë C1, C 2000 lekë

ç) për lejedrejtimi të kategorisë D1, D 3000 lekë

d) për lejedrejtimi të kategorive B96, BE, C1E, CE, D1E, DE 3000 lekë.

Aktualisht janë 7 kategori të lejes së drejtimit. Ndërsa do të shtohen edhe 9 kategori të tjera: AM, A1, A2, B1, B96, C1, CIE, D1, D1E./ Copyright Tiranapost.al