Aktualitet

Ndryshohen shefat e disa komisariateve në Tiranë

Ndryshohen shefat e disa komisariateve në Tiranë

Disa ndryshime janë bërë sot në Policinë e Tiranës.  Pas emërimit të Rebani Jaupajt në krye të policies së kryeqytetit, ndryshime kanë pësuar edhe komisariatet.

Mësohet se është liruar nga detyra Pal Marku, shefi i komisariatit nr.6 dhe në vend të tij është emëruar Ardrit Elmazi.

Elmazi mbate postin e shefit të komisariatit nr.3. Ndërkaq në krye të komisariatit nr. 3 është komanduar Robert Losha./Tiranapost/A.C

http://www.tiranapost.al/mbi-20-vjet-karriere-ky-eshte-drejtor-i-ri-i-policise-se-tiranes/