Aktualitet

Ndryshimi i temperaturave, mjekët këshillojnë: Kujdes me virozat

Ndryshimi i temperaturave, mjekët këshillojnë: Kujdes me virozat

Ndryshimi i menjëhershëm i temperaturave në vendin tonë janë bërë shkak për një fluks të shtuar të pacientëve të vegjël në Pediatrinë e Elbasanit.

Sipas mjekëve, fëmijët paraqiten me të vjella dhe temperaturë të lartë. Kujdes i veçantë duhet treguar me ushqimin e fëmijëve në kopshte e shkolla, ndërsa sipas mjekëve, luhatja e temperaturave kërkon kujdes edhe me veshjen e tyre gjatë orëve të ndryshme të ditës.

Përhapja e virozave bëhet edhe më e shpeshtë për shkak të frekuentimit të ambienteve komunitare, si kopshte, çerdhe e shkolla, ndërsa më të prekurit janë moshat 1-5 vjeç.