Politikë

“Ndryshimi i kufijve ka nisur me shokun tim Ilir Meta”, Presidenti i përgjigjet Baton Haxhiut dhe tregon miqësinë me ish-kryeministrin serb

“Ndryshimi i kufijve ka nisur me shokun tim Ilir Meta”, Presidenti i

Ilir Meta i është përgjigjur Baton Haxhiut nga studio e “Të Paekspozuarit”. Haxhiu tha disa ditë më parë se pikërisht Meta ka inicuar ndryshimin e kufijve të Kosovës, me ish-kryeministrin serb Zoran Đinđić.

“Jam shumë krenar për miqësinë me kryeministrin e Serbisë në atë kohë, Zoran Đinđić që jo vetëm e shporri nga pushteti kasapin e Ballkanit dhe e çoi në Hagë, pavarësisht se pasojat i vuajti në mënyrë tragjike. Unë me Zoran Đinđić kam punuar për lirimin e shqiptarëve dhe ai ka thënë se ma ka kërkuar kryeministri i Shqipërisë. Kur u vra ish-kryeministri Đinđić? Pavarësia e Kosovës kur u shpall, shumë kohë pas vrasjes? Atëherë si mund të diskutohej ndryshimi i kufijve kur Kosova nuk ishte ende shtet? Do thuash ti se këtë e ka thënë Batoni. Ai nuk ka qenë asnjëherë prezent dhe as ndërmjetës. Unë pres që me këto që thotë, s’do habitesha që do thoshte se Adem Jashari u vra për t’i dhënë Mitrovicën Serbisë”, ka thënë Meta./Tiranapost.al