Aktualitet

Ndryshimet në qeveri! Zaev zgjedh ministrat nga partitë shqiptare, a do e miratojë Kuvendi?

Kryeministri i Maqedonisë pritet të paraqesë në parlament propozimet për ndryshimet në qeveri, duke shtuar dy parti të vogla shqiptare në koalicionin e partisë në pushtet, të Zaev. Riorganizimi i propozuar nga kryeministri maqedonas Zoran Zaev është i pari që nga zgjedhja e qeverisë së tij vitin e kaluar, një ndryshim ku dy parti të vogla shqiptare bashkohen me koalicionin qeverisës.

Partia Demokratike e Shqiptarëve, PDSH,  me dy deputetë në parlament, do marrë një post ministror dhe një zëvendësministër. Bardhyl Dauti i PDSH-së do emërohet si ministër pa portofol, përgjegjës për investimet e huaja ndërsa Musadik Beqiri do emërohet zëvendësministër i Transportit. Një tjetër parti e vogël, BESA me tre deputetë do marrë Ministrinë e Kulturës.

Asaf Ademi nga BESA do të jetë ministri i ri i kulturës, duke zëvendësuar Robert Alagjozoski i cili vjen nga radhët e socialdemokratëve të Zaevit. Nga BESA gjithashtu do ketë një post zëvendës/ministror në Ministrinë e Jashtme dhe në Ministrinë e Punës.

Riorganizimi i propozuar gjithashtu parashikon ndryshime në Ministrinë e Arsimit ku ministrja aktuale nga radhët e Social Demokratëve, Renata Deskoska do zhvendoset për të udhëhequr Ministrinë e Drejtësisë. Ministri i ri i propozuar për arsimin do jetë zëvendësi i saj aktual, Arbër Ademi nga Bashkimi Demokratik për Integrim në pushtet.

Para kësaj jave Zaev doli para mediave ku tha se shpreson që riorganizimi i qeverisë do kalojë për votim në parlament deri në fund të këtij muaji. Kështu pesë deputetë të tjerë do bashkohen me qeverinë, duke lehtësuar kështu presionin e madh që nga zgjedhja e tij në muajin prill të vitit 2017. Deri tani ai mbështetet nga vetëm 61, nga 120 deputetë gjithsej.

Këto ndryshime vijnë në formë mburoje për Zaev-in në një reagim kundër kundërshtarëve për një marrëveshje të mundshme me Greqinë lidhur me emrin. Burime nga BIRN treguan se pas riorganizimit të qeverisë, administrata po planifikon edhe ndryshime në rreth 30 % të posteve drejtuese në institucionet dhe kompanitë publike./ Tiranapost.al E.B

Image result for Arbër Ademi

Arbër Ademi

Image result for Bardhyl Dauti

Bardhyl Dauti