Aktualitet

Ndryshim datash/ 19 tetori s'do të jetë më pushim, por...

19 tetori dita e Lumturimit të Nënë Terezës, nuk do të jetë më festë zyrtare dhe as pushim në adminsitratë. Kjo datë do të zëvendësohet me Ditën e Shenjtërimit të Nënë Terezës që është 5 shtatori.

Kjo gjë u miratua sot në Komisionin e Ligjeve me propozim të Ministrisë së Kulturës.

[caption id="" align="aligncenter" width="480"]Image result for nene terezaNënë Tereza[/caption]

Deputetja e PD-së, Dhurata Çupi pyeti: "Pse të mos jenë të dyja festa zyrtare?"

Fjala e deputetes u shoqërua me të qeshura në mbledhjen e komisionit të ligjeve.

Nëse 5 shtatori do të bjerë ditë e shtunë ose e diel, ditë pushimi do të jetë dita pasardhëse e punës, ashtu siç veprohet edhe me festat e tjera./ Copyright Tiranapost.al