• Shqip
  • English
  • E enjte, 14 Nëntor 2019
  • Shqip
  • English
  • Lifestyle Personazh Të gjitha TIP top

    Ndryshe nga Harry dhe Meghan, Kate dhe William marrin avionin e linjës dhe s’i shan askush


    Në dallim nga Harry dhe Meghan, që për ditë të tëra kanë qenë në qendër të polemikave për udhëtimet me avion privat, Princi William dhe familja e tij fluturon me kosto të ulët.

    Dukët  e Kembrixhit janë fotografuar ndërsa po fluturonin me një linjë ajrore me kosto të ulët FlyBe për t’u drejtuar drejt Balmoral, kështjellës skoceze, ku familja mbretërore britanike kalon verën.

    “Princi William ishte ulur me familjen e tij në rreshtat e përparme dhe askush nuk vuri re që ata ishin në bord. Vetëm pas pak vura re që nëna e Kate ishte ulur disa rreshta para meje”, komentoi një prej pasagjerëve gjatë fluturimit për në Aberdeen.

    Ndërkohë që Dukët e Sussexit janë akuzuar për hipokrizi nga shtypi anglez: pavarësisht se janë shpallur ambientalistë, Harry dhe Meghan kanë fluturuar katër herë brenda disa ditësh me avionë privatë, të cilët ndotin shtatë herë më shumë sesa në një aeroplan linje.

    Episodi më kritik ndodhi të shtunën e kaluar, kur çifti mbretëror u fotografua ndërsa hipte në një avion  privat në Nice, në pronësi të Elton John, pas ca ditë pushimesh kaluar në vilën e këngëtarit.

    Në mediat sociale përdoruesit e kanë përcaktuar sjelljen e Harry dhe Meghan si “false”: “Thjesht na jep mësime për ngrohjen globale. Faktet flasin më shumë se fjalët”. “Duhet të jesh i hapur për kritika. Vini në praktikë ato që predikoni ”, janë disa nga komentet e postuara nën një nga fotot e fundit të çiftit mbretëror.

    Sidoqoftë, në mes të kritikave, dikush mbron Harryn dhe Meghan: Elton John, një mik i ngushtë i Dianës, u shpreh kundër shtypit britanik duke dënuar fyerjet ndaj princit Harry dhe gruajs së tij.

    “Më dhemb të shoh se sa e shtrembëruar dhe e gabuar është mënyra se si shtypi e ka trajtuar qëndrimin privat të Dukëve së Sussex në shtëpinë time në Nice. Princesha Diana ishte një nga mikeshat e mia më të dashura dhe unë ndjehem i detyruar të mbroj privatësinë e Harryt dhe familjes së tij “, ka shkruar këngëtarja në një postim në tëeeter

    Këngëtari nuk është i vetmi që ka dalë në krah të Harry-t dhe Meghan-it: Pink dhe Ellen DeGeneres gjithashtu shkruan mesazhe solidariteti për çiftin.

    “Unë jam e kënaqur që njerëzit mbrojnë Dukët e Susex. Të gjithë mundohemi të jemi më të dashur me njëri-tjetrin ”, ka shkruar këngëtarja, ndërsa prezantuesja televizive tha se të dy janë njerëz të dhembshur dhe me këmbë në tokë”./Tiranapost.al

    Për t’u bërë pjesë e grupit "TiranaPost" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Tirana Post