• Shqip
  • English
  • E diel, 20 Tetor 2019
  • Shqip
  • English
  • Kronikë e zezë Të gjitha

    Ndoqi Santiagon dhe informoi autorët. Dyshimet për rolin e të arrestuarit të fundit


    Blendi Teta, i arrestuari për moskallëzim krimi, lidhur me vrasjen mafioze të Santiago Malkos, doli sot para togave të zeza te Gjykata e Tiranës.

    Gjatë seancës së sotme që u zhvillua me dyer të mbyllura, u dha masa e sigurisë “arrest me burg” për Tetën, i cili mohoi akuzat.

    Prokuroria dyshon se 39-vjeçari ka ndjekur me makinën tip “Skoda” viktimën e ngjarjes. Sipas organit të akuzës ai ka qenë gjatë gjithë kohës duke folur në telefon dhe duke u dhënë detaje për vendndodhjen e shënjestrës, autorëve të dyshuar të ngjarjes, L.D e D.A.

    Nga ana tjetër, i arrestuari mbrohet me alibinë se kur ndodhi ngjarja ishte në shtëpinë e bashkëjetueses së tij në zonën e “Don Boskos”. Sipas dëshmisë së Blendi Tetës, natën e 27 gushtit kur në në zonën e “Porcelanit” u ekzekutua Santiago Malko, ai ndodhej në një makinë me dy autorët e dyshuar, me të cilët edhe kishte darkuar më parë.

    Por kur kishte pikasur se po ndiqnin automjetin BMW X5, u kishte thënë se do të largohej pasi nuk kishte lidhje me këtë punë. Blendi dëshmoi se kishte marrë një taksi në zonën e Spitalit nr. 5 dhe kur kishte mbërritur në shtëpinë e bashkëjetueses kishte parë lajmin për atentatin.

    Santiago Malko u ekzekutua mbrëmjen e 27 me 10 plumba, ndërsa pista kryesore ku janë përqendruar hetimet është ajo e hakmarrjes, pasi dyshohet se 26-vjeçari është përfshirë në një ngjarje kriminale që ka ndodhur në qytetin e Durrësit./ Tiranapost.al

    Dyshohet se mori pjesë në vrasjen e Santiago Malkos, shoqërohet një person

    Nuk shkonte në punë, por paguhej rregullisht. Hetohet posti i Santiago Malkos në administratë

    Zbërthehen dy celularët e Santiago Malkos, identifikohen të dyshuarit për vrasjen e tij

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected]