• Shqip
  • English
  • E enjte, 19 Shtator 2019
  • Shqip
  • English
  • Ta thotë doktoreshë Silva Të gjitha

    Ndonjëherë dielli bëhet vërtet problematik. Kësaj here, një zgjidhje për irritimin e duarve


    Përshëndetje. Prej kohësh kam një problem me duart. Sa herë që ekspozohem në diell pjesa sipër me shkakton kruarje dhe disa puçrra të vogla të bardha që kruarja i acaron edhe më shumë. Kjo më ka filluara para pak vitesh pasi më parë nuk e kam përjetuar. Disa thonë që ndodh për shkak të alergjisë nga dielli, të tjerë për shkak të lëkurës së hollë mbi duar. Kam provuar disa kremra por nuk më kanë bërë punë.

    Përgjigje nga Dr. Silvana Mishtaku

    Ekspozimi në diell dhe temperaturat e larta sjellin ndryshime në lëkurën e gjithë trupit e në vecanti në pjesët më të ekspozuara të saj. Duart, të përfshira në pothuaj cdo të aktivitetit fizik të njeriut dhe të ekspozuara ndaj kushteve klimatike gjatë gjithë vitit, mund të paraqesin një numër të lartë shqetësimesh e simptomash. Gjatë periudhës së verës patologji si ekzema, psoriazis apo dermatiti atopik përmirësohen nga moti i ngrohtë por mund të përkeqësohen nga uji i fortë (me përmbajtje të lartë kripërash) ashtu sic mund të vihet re, sidomos në fillim të verës përkeqësim i saj. Kjo e fundit konsiderohet një formë fotosensitiviteti që shfaqet me pucrra të vogla shoqëruar me kruajtje e që shfaqen cdo vit me fillimin e verës, zakonisht 2-6 orë pas ekspozimit në diell. Marrja e disa medikamenteve apo frekuentimi i kabinave solare (shpesh vajzat kryejnë disa seanca për të qënë të nxira që në pranverë) rrit ndjeshmërinëë e lëkurës ndaj diellit.Pas dekursit disa ditor kjo gjendje ka tendencë të zbehet në mënyrë spontane. Gjithsesi për shkak të bezdisë nga kruajtjet mund të merren disa masa si aplikimi i kompresave të ftohta mbi lëkurë, aplikimit të kremit kundër kruajtjeve ose inflamacionit. Për të parandaluar këtë shqetësim, duhet të aplikoni kremme filtër mbrojtës ndaj rrezeve ultraviolet UVA dhe UVB, të mos ekspozoheni në diell në oraret e pikut (11.00-16.00) dhe të perkujdeseni për hidratimin e zbutjen e lëkurës si dhe shpëlarjen me ujë për të eleminuar lëndë të ndryshme irrituese. Në rast se shqetësimet përkeqësohen, përhapen në të gjithë trupin, shoqërohen me dhimbje e temperaturë duhet të kontaktoni menjëherë mjekun. /Tiranapost.al/

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected] ose 068 408 1690