LifestyleShowbizTe gjithaTIP top

“Më ndodhi ajo që ndodh një në një milion”. Egla Harxhi tregon se si pilulat e lanë në baltë


Egla Harxhi dha një intervistë për “Pasdite në Top Channel” ku foli për eksperiencën e re si nënë. Luxifer është tashmë 5 muajsh, por nëna e tij tregoi se si erdhi në jetë krejt rastësisht.


“Luxifer është luftarak. Ai erdhi në jetë se donte me ngulm të vinte. Unë pija pilula për t`u mbrojtur dhe nuk e mendoja të ndodhte. Po ndodh që një në një milion të vijë një fëmijë edhe kur mbrohesh. Kjo më ndodhi mua. Dhe unë thashë ky fëmijë ka dashur patjetër të vijë në jetë”, tha Egla.

Ajo sqaroi edhe historinë e emrit të të birit i cili fillimisht u keqkuptua. Luksifer në latinisht do të thotë mbajtës i dritës dhe ishte vjehrra e saj që ia la amanet të birit që kur u nda nga jeta kur Alexandër ishte 13 vjeç.

Ky post është publikuar në Tiranapost.al dhe është realizuar nga Fabjola Hije.

Na kontaktoni: 0684084690 /email: [email protected]

White Gallery

Rr. Ibrahim Rugova, perball Sky Tower ish zona e bllokut Tirane