Aktualitet

Ndodh takimi që s'pritej. Ardit Gjebrea dhe aktori që e imiton, kokë më kokë

Kishim menduar se do të bëhej gjëma e do të ndodhte çudia kur Rezart Veleshnja dhe Ardit Gjebrea të takoheshin bashkë. Mbase as nuk e prisnim. Nisur nga fakti se Rezarti e imiton në “Ujëvarën e ëmbëlsisë” dhe e bën aq mirë, duke i dhënë edhe ca nota të komikes. Ata janë takuar dhe janë përqafuar, madje Rezi në foton e postuar shkruan: “Më në fund u bashkuam! Ne duhemi dhe kjo punë ka marrë fund!”, njësoj si te Elsa dhe Fredi.

Mirë Rezi e do se Arditi s`i ka bërë gjë, veçse i ka dhuruar një superkarakter për imitim. Po edhe vetë Arditi duket i qeshur pranë tij.

[caption id="attachment_143130" align="aligncenter" width="866"](Postimi i Rezartit me Arditin. Foto nga Instagrami)[/caption]

Kanë qenë politikanë ata që janë imituar e s`kanë bërë zë, jo më moderatorët që nuk kanë atë hijen e rëndë. Siç duket të të imitojnë s`qenka dhe aq keq. Të famshmit imitohen.

F.H/Tiranapost.al

Na kontaktoni: 0684084690 /email: [email protected]