Showbiz

Ndjekësit e vunë në pozitë Ardit Gjebrean

Ndjekësit e vunë në pozitë Ardit Gjebrean

“Rikthe ‘Dimëroj’” dhe “Rikthehu në muzikë”, edhe pse Arditi brenda muzikës është, përderisa bën “Këngën Magjike”, ishin kërkesat e panumërta që i bënë fansat e tij në rrjetet sociale ditët e fundit. Arditi u vë në pozitë dhe e vendosi: Do u rikthehet këngëve, por përtej festivalit “Kënga Magjike”, “Të dielës shqiptare” apo këngës së vjetër “Dimëroj”. Diçka tjetër ka menduar edhe pse për momentin s`na e tha.

[caption id="attachment_443852" align="aligncenter" width="494"] Komenti i Arditit[/caption]

“Më bombarduat. Më vutë në pozitë të vështirë, por edhe më lumturuat. Në fakt, ky është një tast që kur shtypet – dhemb. Është ajo që më mungon më shumë, por përditshmëria më skllavëron me orët që nuk më dalin. Sidoqoftë, mua nuk më pëlqen të rikthehem te të dikurshmet pasi motivohem: Shih përpara! Dhe duke parë dëshirën tuaj për rikthim të paktën me një këngë, do e mendoj seriozisht dhe me dashuri, jo thjesht në kuadër të të dielës apo ‘Këngës Magjike,’ por enkas. Veç më jepni pak kohë. Xhan ju!”, shkruan Arditi.

*Ky post është realizuar nga Fabjola Hije