• Shqip
  • English
  • E mërkurë, 11 Dhjetor 2019
  • Shqip
  • English
  • Bukuri Lifestyle Modë Nën lupën e Stela Sallakut Të gjitha TIP top

    Ndiqeni këtë bletën. Të çon në parajsën e fëmijëve në Tiranë


    Vajza e mikeshës sime kishte ditëlindjen dhe doja t’i blija një lojë që të kishte dinamikë, ngjyra, lëvizje dhe jo abonim në Netflix. Asaj i pëlqejnë shumë manikyrët, buzëkuqët dhe gatimi (kombinim i çuditshëm, dhe i vështirë për dhurata), e megjithatë  vendosa të vizitoj dyqanin Bee Kids Store, për të cilin më kishin thënë se aty fëmijët gjëjnë lojrat më kreative dhe gjithpërfshirëse.

    (Foto nga Google)

    Në përgjithësi fëmijët e sotëm kanë çdo gjë që u nevojitet, ndoshta edhe më shumë se sa ju duhet realisht. I sheh të gjithë me smartfona nëpër duar, mësojnë anglishten para gjuhës së nënës, nuk dinë të vizatojnë me laps e letër, por i bëjnë zborin programit “paint” në tablet. Sipas artikullit të Robert Locke për Life Hacks, fëmijëve të sotëm po u mungojnë plot 12 gjëra edhe pse kjo duket e pamundur. Nuk po flas për iPod, iPad, celularë, rrjete sociale ose YouTube, por për lojrat tek oborri i pallatit, nga mëngjesi deri në mbrëmje, shoqërinë me fëmijë të tjerë, të lexuarit e një libri, lojrat e tavolinës me familjen etj.

    (Foto nga Instagram, tek dyqani i Bee Kids Store)

    Ky mendim më bëri të shkoja pa hezitim tek Bee edhe pse ishte një nga ato ditët me shi të tërbuar. Hyra brenda dhe i hodha një sy dyqanit nga cepi në cep. Më mirëpriti një vajzë shumë e këndshme me flokë të arta, e cila pa hezitim më ofroi dhe ndihmë.

    (Stendat prej druri, ku mëson dhe argëtohet)

    Sa hyje në të djathtë ishin veshjet, nga disa nga brandet më të mira: Petit Bateau, Tartine et Chocolat dhe Baby Mori. Të gjitha me materialet më cilësore, jo alergjike. Më tërhoqi këndi, i cili kishte në qendër një tavolinë të vogël me një dërrasë të zezë lart.

    (Kuzhina e vogël, ku ka thuasje çdo gjë si të rriturit. Materialet janë “child friendly”)

    Pyeta me nxitim:
    -Po kjo?
    -Stela, aty je në këndin që ne na pëlqen ta quajmë, “zbuluesin e talenteve”. Duke qenë se fëmijët nuk dinë të artikulojnë dëshirat, ne i japim mundësinë t’i zgjedhin vetë ato. Nëse dikujt i pëlqen të luajë në kuzhinë, këtu ka sete për “chef-in e vogël”, përparëse, sobë, tavolinë gatimi etj. Mund të bëhet dhe një zjarrfikës i vogël, mjeke, mësuese, magjistar apo ç’të dojë.

    (Kostumi i magjistarit)

    Po e ndiqja me kureshtje, duke e imagjinuar se sa do lumturohej fytyra e vajzës së mikeshës sime po t’i çoja një set manikyrësh. Dhe me ngut e pyes:
    -Po buzëkuqë, manikyrë apo gjëra të tilla vajzash, a keni? Sigurisht, të jenë pa parabene apo kimikate të dëmshme.

    (Kostume për profesionistët e vegjël)

    -Ah, risia që vjen vetëm tek Bee Kids Store është manikyri që shpëlahet në ujë. Mund t’i lyejë pa merak sepse nuk ka asnjë element të dëmshëm, madje është si bojrat e ujit. A mund të të sugjeroj dhe një karrige të personalizuar? Kjo e kuqja prej druri ka lartësinë e njëjtë me karriget e tjera në shtëpi, në mënyrë që fëmija të ndjehet i barabartë me të tjerët, ndërkohë që ha apo luani të gjithë.

    (Karriket e personalizuara për bebe dhe deri tek moshat më të rritura)

    Mund ta personalizosh që të ketë mbrapa emrin e fëmijës me gërma të bukura. Vetë druri është antialergjik, çdo lodër është “child friendly”, apo miqësore me fëmijën. Sigurisht sepse të gjitha janë prodhime europiane, bërë sipas standarteve më të larta.

    (Ora ku fëmija mëson dhe argëtohet)

    -Madje, vazhdon ajo, krevati i “nursery”, ku vendoset bebja apo fëmija për ta ndërruar, ka marrë çmimin si më i miri në 2018. Gjithçka është provuar apo testuar më parë, madje disa lojra janë krijuar nga vetë nënat, për t’i mësuar dhe argëtuar të vegjëlit e tyre.

    (Krevati i “nursery”, fitoi çmimin “Krevati më i mirë për fëmijë dhe bebe” në 2018)

    Tani u bëra akoma më konfuze! Me gjithë këto gjëra novatore, të bukura dhe edukuese mbi të gjitha, çfarë të blej? Ndoshta një nga këto tabelat ngjyrosëse ku mund të marrin pjesë e gjithë familja, ose një formuese gjigande. Apo një nga stendat e teatrit të kukullave  ku mund të argëtohet dhe me mikeshat për ditëlindje? Me siguri ka për ta harruar smartfonin pasi të ketë parë shtëpinë e kukullave, ose fermën me kuaj. Kë t’i marr si përfunidm?/Tiranapost.al

    (Fedez dhe Leone me peshqirin Panda, të cilin e gjeni në Bee Kids Store)
    (Hologramë druri, në formën e aparatit fotografik)
    (Teatri i kukullave)

    Për t’u bërë pjesë e grupit "TiranaPost" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Tirana Post