Aktualitet Te gjitha

Ndërtimi në Grykën e Këlcyrës, Fatmir Xhafaj me dorë të hekurt. Lista e shkarkimeve nga policia


Furtunë në Policinë e Shtetit sa i përket ndërtimit pa leje në Grykën e Këlcyrës, në lumin Vjosë. Pas një hetimit të brendshëm, drejtori i Policisë së Shtetit ka shkarkuar nga detyra: shefin e Komisariatit të Policisë Përmet, kryekomisar Gazment Shehu; shefin e Stacionit të Policisë Këlcyrë, nënkomisar Edmond Anxhara.

Po ashtu u përjashtua nga Policia e Shtetit inspektor Dashnor Jakupi, specialist i policisë së zonës si dhe u dha vërejtje për zëvendësdrejtorin e Policisë Gjirokastër, Koço Dafa e drejtorin e Policisë Gjirokastër, Lorenc Panganika.

Të gjithë zyrtarët e policisë akuzohen për se shpërdorim detyre. Ata sipas hetimeve nuk kanë raportuar ngjarjen në Prokurori. Për betonizimin e Grykës së Këlcyrës reagoi menjëherë shoqëria civile si dhe media. Megjithatë deri tani ende nuk ka një të dyshuar si autor të kësaj ngjarje.

Vetëm gazetari Mero Baze ka bërë përgjegjës biznesmenin e njohur Hari Lena. Ky i fundit disa ditë më parë në një letër dërguar mediave akuzonte gazetarin si gjobëvënës, ndaj e përmend dhe emrin e tij./g.f/tiranapost.al

Na kontaktoni: 0684084690 /email: [email protected]

Komento:

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *