• Shqip
  • English
  • E enjte, 18 Korrik 2019
  • Shqip
  • English
  • Botë Të gjitha

    Ndërron jetë Vincent Lambert, tetraplegjiku që ngriti në këmbë Francën dhe ndau familjen


    Vincent Lambert, një burrë tetraplegjik, që u kthye në një simbol të debatit për të drejtën për të vdekur në Francë, ndërroi jetë sot pasi mjekët hoqën tubat e ushqyerjes.

    Vdekja e 42-vjeçarit njoftohet nga familja e tij, ndërsa Lambert ka qenë në një gjendje vegjetative që pas një aksidenti me motor, 11 vite më parë.

    Prindërit e Lambert

    Mjektë nisën t’i hiqnin tubat që e mbanin në jetë javën e kaluar, pas një vendimi të Gjykatës së Apelit në Francë.

    Eutanazia është e paligjshme në Francë, por mjekëve u lejohet të vendosin pacientët e sëmurë terminal në një qetësi të thellë.

    Rasti i Lambert ndau vendin dhe familjen e tij, duke shkaktuar demonstrata në rrugët e Parisit. Nipi i tij tha se ai kishte vdekur të enjten në orën 08:24, nëntë ditë pas heqjes së tubave të ushqyerjes.

    Prindërit e Lambert, të cilët luftuan për ta mbajtur gjallë djalin e tyre, u thanë se nuk mund ta apelonin më vendimin dhe të hënën ata u dorëzuan duke pranuar vdekjen e tij.

    Babai i tij Piere, 90-vjeçar, e përshkroi vendimin e gjykatës si një vrasje të maskuar. Gruaja e Lambert dhe të tjerët argumentuan se ishte më mirë që ta linin të vdiste.

    Çfarë i ndodhi Lambert-it?

    Pas aksidentit fatal në 2008-n ai u ndodh në një gjendje të paralizës tetraplegjike dhe thuajse i pandërgjegjshëm. Mjekët thanë se dëmi në tru ishte i parikuperueshëm. Ai u mbajt gjallë duke u furnizuar me ushqim dhe ujë përmes një tubi gastrik, por ishte në gjendje të merrte frymë vetë dhe herë pas here hapte sytë.

    Pasi kaloi vite duke u përpjekur për të përmirësuar gjendjen e tij, ekipi mjekësor rekomandoi në vitin 2013 se kujdesi duhet të ndalet, në konsultim me bashkëshorten Rachel.

    Bashkëshortja Rachel

    Si kujdestarja e tij ligjore sipas ligjit francez, Rachel tha se burri i saj kishte bërë të qartë para aksidentit se ai nuk do të donte të qëndronte gjallë artificialisht. Por më pas ky qëndrim u apelua nga prindërit e Lambert./ Burimi BBC/ Tiranapost.al