Lajme nga Bota

Ndërron jetë ‘Syri i Stambollit’! Foto-reporteri që i tregoi botës një tjetër Turqi

Ndërron jetë ‘Syri i Stambollit’! Foto-reporteri që i

Një nga foto-reporterët më të mirë të Turqisë, Ara Guler ka ndërruar jetë në moshën 90 vjeç. Me pseudonimin ‘Syri i Stambollit’ Ara Guler realizonte foto melankolike, më së shumti bardhë e zi me aparatin 'Leica' përgjatë Stambollit, por jo vetëm.

Ai ndërroi jetë në spital mbrëmë pasi vuante nga problemet me zemrën. Guler lindi nga prindër armenë,  ai e filloi karrierën si fotograf në një redaksi gazete turke dhe në vitet 1950 u emërua si korrespondent i revistës Time-Life pranë Near East. Ai ka takuar fotografë të famshëm si Marc Riboud dhe Henri Cartier-Bresson, të cilët e ndihmuan të bëhej pjesë e agjencisë së njohur të fotografisë Magnum.

Ara Guler during a photo project in Istanbul on October 30, 2015

Fotografitë e tij përcollën fytyrën e ndryshimit të Stambollit me monumentet më të njohura të saj, si dhe imazhet e njerëzve në rutinën e tyre të përditshme. Puna e tij u përhap shpejt nëpër botë. ‘Njerëzit më quajnë fotograf i Stambollit, por unë jam një qytetar i botës. Unë jam një fotograf botëror’, thoshte dikur Ara Guler. Guler fotografoi shumë figura botërore duke përfshirë udhëheqësin britanik të kohës së luftës Winston Churchill; Indira Gandhi; filozofin Bertrand Russell; regjisorin Alfred Hitchcock dhe artistin Pablo Picasso.

Nightfall in the district of Zeyrek, Istanbul. 1960

Stamboll, 1960

Guler fotografoi edhe Presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan në vitin 2015. Presidenti kontaktoi familjen e fotografit për të shprehur ngushëllimet e tij dhe tha se Guler do të kujtohej gjithmonë për punën e tij. Këtë vit u hap një muze me fotografi në emër të Guler në Stamboll për të shënuar 90 vjetorin e fotografit./ BBC/ Tiranapost.al

Ara Guler takes a photo of President Recep Tayyip Erdogan at Erdogan's study room in Istanbul, Turkey

Ara Guler blows candles on his 90th birthday cake on August 16, 2018

Salacak landing-stage and Istanbul silhouette, 1968.

Kumkapi fishermen returning to port in the first light of dawn. 1950